Presidentja e vendit, Justina Shiroka-Pula, këtë të enjte ka mbajtur takimin e parë koordinues me kryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiu, kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin e ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca.
Siç bën të ditur Presidenca, mes temave të diskutimit ishte edhe krijimi i Grupit Punues për Strategji Shtetërore për Apelin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, njofton Dukagjini.
Tutje bëhet e ditur se takimi u mbajt, në kuadër të koordinimit të rregullt ndërmjet institucioneve të larta të shtetit.
