SHISH: Shtetet jo miqësore po rrezikojnë rajonin

Helidon Bendo, Shef i Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH), ka raportuar më 19 prill në Komisionin për Sigurinë Kombëtare të Kuvendit të Shqipërisë, mbi aktivitetin e institucionit që drejton

Drejtuesi i SHISH-it e ka ngritur alarmimin për pranin e aktiviteteve të shërbimeve të huaj të cilat nëpërmjet propagandës, dezinformimit dhe sulmeve kibernetike janë duke bërë përpjekje për destabilizim të rajonit.

Prania e aktivitetit të shërbimit të huaja, të cilat ju takojnë  shteteve jo mike, kanë për qëllim t’i përkeqësojnë raportet e Shqipërisë me Aleancën Veri Atlantike (NATO), por këto aktivitet janë evidentuar nga ana e SHISH-it.

Qëllimet e tyre nuk ndalën vetëm me kaq po kanë edhe synime tjera siç është pengimi i rajonit për tu anëtarësua në Bashkimin Evropian (BE).

Logo e Shërbimit Informativ të shtetit Shqiptar

Konfliktet në mes vendeve Ballkanike janë duke u shfrytëzuar nga shtete të treta ka thënë Bendo gjatë raportimit në komision.

Shërbimi është në krye të detyrës duke ju kundër-vyer kësaj veprimtarie të shërbimeve nga vendet jo mike të Shqipërisë, të cila po operojnë kundër interesave kombëtare dhe NATO-s, është shprehur ai.

Sipas shefit të SHISH-it, “këto shtete e shërbime jomiqësore me Shqipërinë, përdorin aktivitetet klasike dhe hibride për realizimin e synimeve të tyre”.

“Në veprimtaritë e spiunazhit, ato përdorin një kombinim të metodave të mbyllura dhe të hapura, që përfshijnë propagandën, dezinformomini, sulmet kibernetike, grumbullimin e informacionit sensitiv nëpërmjet ndërhyrjes në rrjetet kompjuterike, për qëllime spiunazhi kibernetik, për të realizuar aktivitete/operacione influence informative dhe psikologjike”, ka deklaruar Bendo.

Sipas tij, situata në rajon është karakterizuar nga zhvillime të brendshme politike të brishta, “të cilat kanë sjellë paqëndrueshmëri qeverisëse në disa shtete”.

Nga ana e Shqipërisë, janë marrë masa “si adaptimi i metodave të reja dhe bashkëkohore për t’iu përgjigjur këtyre kërcënimeve”, ka deklaruar ai.

Drejtuesi i Shërbimi informativ shqiptar ka thënë se është i gatshëm për t’i përballuar me sulmet kibernetike nga vendet jo mike edhe është duke i rritur kapacitete e veta për të ruajtur sigurinë kombëtare.

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika