Nga reshjet e mëdha të shiut gjatë ditës së enjte në zhveshtoren e stadiumit të ndërtuar nga Komuna e Lipjanit ka depërtuar uji brenda këtij objektit.
Zhveshtorja e ekipit futbollistik Arbëria në Dobrajë të Lipjanit, ndonëse nuk ka shumë kohë që ka filluar të përdoret, ajo tashmë konsiderohet e dëmtuar.
Futbollistët e ekipit lokal, me padurim e kishin pritur ndërtimin e saj, por gjendja e tanishme i ka dëshpëruar.
“Ne kemi filluar vjet në këtë zhveshtore. Tash kur kanë ndodhë këto reshjet e shiut kemi pa problem. Këtu është rrezik pasi në cdo reshje shiju po pikë brenda”, ka thënë Abnor Gashi, kapiten i ekipit, “Arbëria”.
Fajtor për dëmtimin e këtij objekti, që sipas opozitës ende nuk është i përfunduar, opozita në komunën e Lipjanit po e bënë pushtetin lokal, që ishte edhe finacues i projektit.
“ Kjo po ndodhë për shkak të mos llogaridhënjës nga Komuan e Lipjanit. Investimet ende pa përfunduar ajo është shkatrruar. Ky ka qenë project I komunës dhe kemi parë së si është keqpërdorë paraja publike”, ka thënë Arsim Jashari nga PDK-ja.
Ndërkohë nga Komuna e Lipjanit, kanë thënë se investimet tashmë kanë përfunduar.
Dhe, sipas zëdhënëses së Komunës, Hyra Bytyçi, klubi Arbëria tashmë është përgjegjës për mirëmbajtjen e tij.