Shkaku i retorikës nacionaliste, Kurti merr shumë vota nga diaspora, thotë Nushi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) vazhdon numërimin e votave nga përfaqësitë diplomatike dhe nga vendvotimet në Kosovë, duke publikuar deri tani 44.19% të rezultateve. Sipas këtyre të dhënave, Lëvizja Vetëvendosje prin me 81.89% të votave, duke siguruar 3.305 vota. Pas saj, Lidhja Demokratike e Kosovës është e dyta me 7.21% të votave (291 vota), ndërsa Partia Demokratike e Kosovës ka fituar 5.75% të votave, apo 232 vota. Koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma Socialdemokrate dhe Konservatorët e Intelektualët ka marrë 1.54% të votave, duke siguruar 62 vota.

Nol Nushi, i Partisë Socialdemokrate (PSD), ka komentuar këto rezultate, duke vënë theksin te ndikimi i retorikës nacionaliste dhe strategjitë që ndjek lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për të tërhequr mbështetje nga diaspora.

Sipas Nushit, Kurti ka arritur të tërheqë shumë vota nga diaspora për shkak të një retorike që përfaqëson një ide të madhe, më shumë sesa përmes një programi politik të detajuar.

“Unë besoj që më së paku votojnë për shkak të programit. Më shumë votojnë të idesë së madhe që përfaqëson lideri apo subjekti. Kam parë një analistë sipërfaqësore disa kohe parë, pushtet me tendenca autoritare ose autoritare shumë shpesh, marrin shumë në diasporë në krahasim me vendin prej nga zgjedhjet po mbahen. Kjo besoj që është arsyeje kryesore, duhet bërë analiza më të thella, duhet me bë sondazhe, kështu janë vetëm përshtypje, e munden me qenë të pasakta.

Por, pjesa e veriut, kjo pjesa emocionale, nacionaliste sigurisht ka ndikimin më të madh. Dhe ajo lidhet me mallin që ata e kanë por vendin e tyre, dhe dëshirojnë me pa vendin e tyre më mirë. Dhe çka e shohin atë shumë shpesh është vetëm përmes televizionit edhe ai që e fiton propagandën televizive, ai ka me marrë edhe vota”, ka thënë Nushi në FIVE të Dukagjinit.

Shija e redaktorit

Nesër, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Shumica e poezive” nga...

Libri “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye do të promovohet nesër, më 28 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini”...

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Të fundit nga rubrika