Shkallët ikonike të Arbërisë veshën me ngjyrat e flamurit të BE-së

Fotografi nga Perparim Rama ne rrjetin social "Facebook", Shkallet e Arberise

Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka bërë të ditur se shkallët ikonike të Arbërisë janë veshur me ngjyrat e flamurit të Bashkimit Evropian.

Rama, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se veshja e shkallëve të Arbërisë janë si simboli i rrugëtimit të Bashkimit Evropian.

“Rrugëtimi jonë drejt Bashkimit Evropian është i natyrshëm dhe i pashmangshëm.

Në Ditën e Evropës, i veshëm shkallët ikonike të Arbërisë me ngjyrat e flamurit të Bashkimit Evropian si simbol i këtij rrugëtimi”, tha Rama.

Ndryshe, sa i përket historikut, sot është Dita e Evropës, e cila tradicionalisht festohet më 9 maj të çdo viti. Në fillim, ajo u caktua nga Këshilli Evropian si Dita e Evropës, por më vonë Bashkimi Evropian e përcaktoi 9 majin në përkujtim të deklaratës Schumanit të vitit 1950.

Dita e Evropës është data kur u hodh hapi i parë drejt krijimit të asaj që sot njihet si BE, Bashkimi Evropian.

Ministri i Jashtëm i Francës, Robert Shuman, lexoi për shtypin ndërkombëtar një deklaratë ku i bënte thirrje Francës, Gjermanisë dhe vendeve të tjera evropiane për të bashkuar prodhimet e tyre të qymyrit dhe çelikut që do të ishte “themeli i parë konkret për një Federatë të ardhshme Evropiane”.

Vendet të cilave u drejtohej thirrja kishin dalë të rrënuara materialisht dhe moralisht nga konfliktet me njëra tjetrën.

Ajo që propozonte Schuman ishte krijimi i një institucioni evropian mbi kombëtar, i cili do të administronte industrinë e prodhimit të qymyrit dhe çelikut, sektor i cili në atë kohë ishte baza e fuqisë ushtarake. Vite më vonë, në Samitin e Milanos në 1985, krerët e BE-së vendosën që data 9 maj të shpallej dhe festohej si “Dita e Evropës”.

Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika