Shkaqet që çojnë në djegie profesionale, dhe si të mbrohemi nga ajo

Djegia profesionale është një sindromë që shfaqet tek njerëzit në vendin e punës. Simptomat e saj përfshijnë cinizëm, shpërfillje të normave të punës, lodhje dhe joefikasitet. Kur simptomat vazhdojnë për rreth dy muaj dhe nuk përmirësohen, konsiderohet se ka ndodhur djegie profesionale. Sindromën mund ta parandalojmë duke ndryshuar rutinën e punës, marrë pushime, dhe respektuar normat e punës

I ftuar sonte në emisionin “Jeto” me Xheneta Asllanin, për të biseduar për djegien profesionale, ishte psikologu Dorjan Krasniqi.

Shpesh kur nuk jemi të sigurt në punën që kemi zgjedhur, nuk ndihemi komod apo thjesht jemi bërë “bajat”, ajo mund të cilësohet si djegie profesionale.

Djegia profesionale siç përshkruan Krasniqi, është një sindromë, që shfaqet me simptoma të ngjashme tek njerëz të ndryshëm. Shoqërohet me cinizëm, shpërfillje të normave të punës, nuk i ndjen të nevojshme rutinat e punës dhe rregullat e saj, duke pasur kështu edhe lodhje e joefikasitet.

Kur këto simptoma vazhdojnë për rreth dy muaj, dhe gjendja nuk përmirësohet, sipas psikologut, mund të konsiderojmë se kemi djegie profesionale. Ai shton se në këto raste duhet të ndërmarrim diçka në këtë drejtim, deri tek largimi nga vendi që na e ka sjellur këtë sindrom.

Sipas Krasniqit, ky sindrom mund të paraqitet kur për një kohë të gjatë nuk ndryshojmë rutinën në profesion, nuk marrim pushime si dhe tejkalimi i normave të punës si puna me orar të zgjatur për një kohë të gjatë, tek disa njerëz është më e papërballueshme se tek disa të tjerë.

Dëshira për ta kryer një punë të caktuar, shton psikologu, është një parandalues i mirë i shfaqjes së djegies profesionale, pasi ky sindrom mund të vonohet apo të mos shfaqet fare nëse dashuria dhe vullneti për punën janë të mëdha. Megjithatë ai shton se megjithëse dashuria për punën është një parandalues i mirë i sindromit, nuk është një ndalues absolut.

Për ta tejkaluar djegien profesionale, Krasniqi deklaron se mënyra më e mirë është një pushim nga ai vend, dhe bërja e gjërave që të plotësojnë. E nëse përsëri zgjatin këto simptoma e gjëndja nuk po përmirësohet, atëherë ekziston mundësia e kalimit në depresion, për çka kërkohet ndihma e profesionistit të shëndetit mendor.

Shija e redaktorit

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

“Debat Plus” prinë bindshëm, pakontestueshëm emisioni më i shikuar politik...

Mbi 15 mijë respodent i janë përgjigjur Exit Poll të realizuar nga UBO Consulting e të porositur nga Televizioni Dukagjini. Saktësia e këtij “Exit...

Të fundit nga rubrika