Shkarkohen dy drejtorë në Policinë Rajonale në Prishtinë pas rastit të 11-vjeçares

Mësohen emrat e dy drejtorëve të Policisë Rajonale në Prishtinë, të cilët janë shkarkuar pas rastit të 11-vjeçares, e cila dyshohet se është përdhunuar nga pesë persona në Prishtinë

Janë shkarkuar edhe dy drejtorë të Policisë së Kosovës pas rastit të përdhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë.

Nga pozita e drejtorit të Policisë rajonale të Prishtinës është larguar Fahredin Verbovci ndërkaq, Shkëlzen Xhafa nga ajo e Shefit të Operativës për kryeqytet.

Ndërsa, për shkarkimet e tyre, njoftimi u bë nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti, edhe pse shkarkimet bëhen nga menaxhmenti i Policisë. Kreu i Qeverisë, ka thënë se përgjegjësi duhet të mbajnë edhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) e Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK).

Po ashtu, Kurti, në lidhje me rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë, ka thënë se është bërë kohë e gjatë me drejtësi selektive e të pabarabartë, barra e rëndë e së cilës, siç thotë ai bie mbi supet e viktimave, “kryesisht gra dhe vajza”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kreu i Qeverisë së Kosovës ka kërkuar edhe dorëheqje të tjera në lidhje me këtë rast.

Ai ka përmendur edhe dorëheqjen e drejtorit të Drejtoratit për Trajtimin e të Burgosurve dhe të Miturve në Shërbimin Korrektues të Kosovës, akt të cilin e ka quajtur moral.

“Organet e rendit arritën t’i arrestojnë personat e dyshuar për dhunimin e vajzës 11- vjeçare”, ka vijuar tutje.

Por, Kurti ka pyetur se “ku është morali i gjyqtarëve e prokurorëve?”

Shefi i ekzekutivit ka thënë se gjykatat nuk i gjykojnë rastet e dhunimeve në përputhje me ligjet në fuqi, që parashohin dënime prej më së paku 10 vjetësh për dhunë seksuale ndaj personit nën moshën 14 vjeç.

Për Kurtin, mosndëshkueshmëria ndaj dhunuesve, e edhe ndaj atyre që po i sjellin këto vendime, është e papranueshme.

“Shoqëria dhe shteti ynë, nuk mund të bartin koston e mospunës dhe papërgjegjësisë së prokurorëve e gjyqtarëve”, ka përfunduar Kurti.

Më 29 gusht, Ekrem Rexhepi bashkë me 4 persona të tjerë, përfshirë vëllain e tij, po dyshohen se për më shumë se 5 orë e kanë dhunuar një fëmijë 11-vjeçar në Prishtinë.

Ata të gjithë janë në paraburgim, derisa për këtë rast deri tani dorëheqje ka dhënë drejtori i Policisë, Samedin Mehmeti dhe Ali Gashi, drejtor i Drejtoratit për trajtimin e të burgosurve dhe të miturve.

Sipas aktgjykimit të Gjykatës Themelore të Prishtinës, Ekrem Rexhepi u dënua me burgim me kusht, për shkak se kishte tentuar ta sulmonte motrën dhe vëllain e tij.

RTV Dukagjini e ka siguruar aktgjykimin e datës 01.12.2020 përmes Ligjit për qasje në dokumente publike, e i cili është i redaktuar.

EKSKLUZIVE: Pse u dënua me kusht për dhunë në familje i dyshuari për dhunimin e 11 vjeçares? (Dokument)

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika