Shefi i Grupit të Asamblistëve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Leutrim Retkoceri ka bërë të ditur se të hënën është shkarkuar nga pozita e kryeshefit ekzekutiv të Ndërmarrjes Publike Banesore (NPB), Hajdar Hoxha.
“Prandaj, në vazhdën e reformave që po bëhen nëpër ndërmarrjet e Prishtinës, pas KRM “Pastrimi” dhe “Hortikulura”, ndryshimi sot u bë edhe në menaxhmentin e “Ndërmarrjes Publike Banesore” – duke u shkarkuar menaxhmenti i vjetër”, ka shkruar Retkoceri në Facebook.
Ai i ka kritikuar menaxhmentet e vjetra të kësaj ndërmarrjeje duke thënë se mandatet e tyre janë karakterizuar me keqmenaxhim e mungesë të transparencës.
Tutje, ai ka thënë se me këto siç i ka cilësuar keqmenaxhime, do të merret policia dhe prokuroria.
Në fund, Retkoceri ka thënë se me menaxhmentin e ri do t’i fillojë menjëherë reformat.