Shkarkohet kryesuesi i Kuvendit Komunal të Prishtinës

Të martën e 27 shkurtit, është shkarkuar kryesuesi i Kuvendit Komunal të Prishtinës, Pëllumb Bajqinovci

Me 33 vota pro është shkarkuar kryesuesi i Kuvendit Komunal të Prishtinës, Pëllumb Bajqinovci.

Kuvendi Komunal i Prishtinës, në seancën e jashtëzakonshme të mbajtur të martën, mbajti votimin e fshehtë për shkarkimin e kryesuesit Pëllumb Bajçinovci, i cili vjen nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Votimi për shkarkimin e tij vjen pas prishjes së koalicionit në mes të Partisë Demokratike të Kosovës dhe LDK-së në kryeqytet.

Bajçinovci ishte zgjedhur kryesues në një mbledhje më 27 qershor, pas shkarkimit të Fehmi Kupinës.

Lumir Abdixhiku dhe Pëllumb Bajçinovci

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, për iniciativën e anëtarëve të LVV-së për shkarkimin e kryesuesit të Kuvendit Komunal, i ka akuzuar ata për bllokim të zhvillimit të qytetit për shkak të “lojërave politike”.

Ai ka theksuar sukseset në projektet zhvillimore, duke përmendur ndërtimin e rrugëve, shkollave, çerdheve për fëmijë dhe shtrirjen e ngrohjes qendrore në lagje.

“Po tentohet të ndalet zhvillimi i Prishtinës për inate puro-politike. Kjo është politika juaj, politikë e bllokimit të kryeqytetit dhe të qytetarëve të saj. Dhe kur po ndodh kjo, po ndodh sot kur rruga ‘A’, njëri ndër projektet më të mëdha zhvillimore në vend është duke u realizuar në kohë rekorde. Kur jemi duke përfunduar unazën e brendshme, kur kemi nisur ndërtimin e gjashtë shkollave të mëdha në kryeqytet, ndërtimin e gjashtë çerdheve për fëmijë. Kur kemi shtrirë ngrohjen qendrore në çdo lagje… Të cilat nuk kanë ndodhur vite më radhë, po ndodh sot”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se nuk janë zgjedhur nga qytetarët për të luajtur lojëra politike, por për ta kthyer Prishtinën në një qytet që pulson plot jetë.

Inicimi për shkarkim të kryesuesit ka ardhur pas prishjes së koalicionit LDK-PDK në nivelin ekzekutiv, duke e lënë në pushtet LDK-në, që tashmë është pakicë në Kuvendin e Komunës.

Rama: Po tentojnë të bllokojnë zhvillimin e kryeqytetit për inate politike

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika