Shkarkohet Ministrja e Financave në Shqipëri

Delina Ibrahimaj kishte marrur detyrën si ministre e Financave dhe Ekonomisë në shtator të vitit 2021. Siç raporton TCH, ajo tashmë është shkarkuar

Ministrja e Financave në Shqipëri, Delina Ibrahimaj është shkarkuar nga pozita e saj, të mërkurën.

Siç raporton TCH, shkarkimi i Ibrahimaj erdhi pas mbledhjes së Qeverisë shqiptare.

Ibrahimaj kishte marrur detyrën si ministre e Financave dhe Ekonomisë në shtator të vitit 2021.

Deri në vitin 2016, ajo ishte  koordinatore për Çështjet Financiare dhe Ekonomike ndërsa më vonë, deri në vitin 2019, ajo ishte në krye të Institutit të Statistikave.

Në vitin 2019 deri në vitin 2021 ajo ka kryer detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika