Shkarkohet nga pozita kryeshefi ekzekutiv i “Prishtina Parkingut”

Kryeshefi ekzekutiv i Ndërmarrjes Publike Lokale “Prishtina Parking”, Liridon Restelica, është shkarkuar nga kjo pozitë, të hënën e 22 gushtit

Liridon Restelica

Liridon Restelica është shkarkuar nga pozita e kryeshefit ekzekutiv të Ndërmarrjes Publike Lokale “Prishtina Parking”.

Kështu ka njoftuar të hënën e 22 gushtit, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

Sipas tij, arsyeja e shkarkimit të Restelicës nga pozita e kryeshefit ekzekutiv të kësaj ndërmarrjeje, lidhet me keqpërdorimin e detyrës.

Rama ka thënë se ai nuk e ka informuar bordin për planet dhe projektet investuese te ndërmarrjes dhe thuhet se nuk ka përfillur Bordin e Drejtorëve.

“Shkarkohet nga pozita e Kryeshefit Ekzekutiv të NPL Prishtina Parking, z. Liridon Restelica. Në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur sot, Bordi i Drejtorëve të NPL ‘Prishtina Parking’ ka konstatuar se veprimet e Kryeshefit Ekzekutiv, duke përfshirë këtu keqpërdorimin e pozitës, mosinformimin e bordit në lidhje me planet dhe projektet investuese të ndërmarrjes e deri tek mospërfillja e Bordit të Drejtorëve, kanë shkaktuar keqmenaxhim të përgjithshëm të ndërmarrjes dhe kanë cenuar imazhin e NPL ‘Prishtina Parking’”, ka shkruar Rama.

Vendimi për shkarkimin e tij hyn në fuqi të hënën e 22 gushtit.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika