Shkarkohet zyrtarisht Pochettino

Në një komunikatë për media, klubi francez Paris Saint-Germain ka njoftuar se Mauricio Pochettino është shkarkuar zyrtarisht nga posti i trajnerit

Mauricio Pochettino

Paris Saint-Germain të martën e 5 korrikut  ka konfirmuar se ka shkarkuar nga posti i trajnerit Mauricio Pochettinon.

Lajmin të ditur për publikun e ka bërë Paris Saint-Germain në një komunikatë për media.

Në njoftimin e tyre shkruhet se Paris Saint-Germain konfirmon se i ka dhënë fund bashkëpunimit me Mauricio Pochettino.

“Trajneri argjentinas dhe stafi i tij i ishin bashkuar klubit kryeqytetas në janar të vitit 2021. Ish-kapiteni i Rouge et Bleu, bëri 84 ndeshje në të gjitha garat në bankinën parisiene”.

Tutjer në komunikatën për media shkruhet se nën drejtimin e Pochettino-s, Paris Saint-Germain fitoi ligën, Coupe de France 2021 si dhe titullin e 10-të të kampionatit francez në historinë e tij në prillin e kaluar

Në fund, klubi anglez ka shtuar se klubi dëshiron të falënderojë Mauricio Pochettino dhe stafin e tij për punën e tyre dhe t’u uroj atyre më të mirën për të ardhmen.

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika