Shkëlzen Doli, figura me renome botërore rikthehet me koncert në ambient të hapur

Ne këtë edicion do të përformojnë artistë të përzgjedhur duke sjellur muzikën më të bukur shqipe

Violinisti Doli fton dashamirësit e muzikës shqipe në edicionin e parë të festivalit “Gjakova Summer Fest”

Artisti me renome botërore Shkëlzen Doli, do të përformojë në zemër të Gjakovës, në edicionin e parë të Festivalit “Gjakova Summer Fest”.

Ky festival organizohet për herë të parë në Gjakovë, në qytetin e traditës, i cili gjithmonë ka frymuar shqip.

Festivali do të mbahet tek Çarshia e vjetër në nënqiellin e hapur, me 8 dhe 9 gusht.

Ne këtë edicion do të përformojnë artistë të përzgjedhur duke sjellur muzikën më të bukur shqipe.

Nata e parë e Festivalit, më 8 gusht, do të jetë me bileta, të cilat mund të bleni online tek : www.rave-travel.com

Dhe në qendrat: Gjakovë/ Radio Gjakova

Prishtinë: Rave Office, Rr. Fehmi Agani, Hymja 20 / Kati 3

Natën e dytë të festivalit, do të jetë për të rinjtë dhe hyrja do të jetë gratis.

Shija e redaktorit

“Dukagjini Resort” te Rana e Hedhur, në fillim të rrugës...

"Dukagjini Resort" është një projekt i jashtëzakonshëm arkitekturor te Rana e Hedhur, në kilometrat e parë të rrugës së re Shëngjin-Velipojë. Resorti, puna për ndërtimin...

Distria Krasniqi shpallet për herë të tretë kampione e Evropës...

Distria Krasniqi ka shkëlqyer sërish në arenën ndërkombëtare të xhudos, duke fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Podgoricë të...

Kongresi Amerikan paraqet rezolutë kundër krimeve të dhunës seksuale në...

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), njofton se Kongresi Amerikan paraqet Rezolutën 26 – një zë i fuqishëm kundër krimeve...

Të fundit nga rubrika