Shkëmbim zjarri në mes të policisë dhe një të dyshuari për kontrabandë në veri, polici goditet me veturë

Zëvendëskomandanti për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka bërë të ditur se i dyshuari kishte goditur policin me veturë gjatë përpjekjes për të ikur. Polici ka pësuar lëndime të lehta

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Një gjuajtje me armë zjarri në mes të Policisë së Kosovës dhe një të dyshuari ka ndodhur pas mesnatës në afërsi të Joshanicës në Leposaviq.

Lajmin për Dukagjinin e ka bërë të ditur zëvendëskomandanti për rajonin e Veriut, Veton Elshani.

Në përpjekje për të ikur, i dyshuari kishte goditur policin me veturë.

“Nuk është ndalur, ka goditur një polic dhe më pas ka pasur shkëmbim zjarri”, ka thënë Elshani për Dukagjinin, gjersa theksoi se polici ka pësuar lëndime të lehta.

Sipas informatave të Elshanit për Dukagjinin, i dyshuari ishte duke bartur miell.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika