Shkodër: Sekuestrohen 37 mijë kubikë kanabisi

Policia në Shkodër e ka zhvilluar një aksion anti-drogë kështu duke goditur një rast të tentativës për kultivimin e bimëve narkotike

Policia e Shtetit në Shqipëri ka njoftuar se në Shkodër kanë zhvilluar një aksion antidrogë.

Sipas policisë, janë sekuestruar 37,336 mijë kubikë me fara dhe fidanë kanabisi, një automjet, një traktor dhe gjëra që i shërbenin veprimtarisë.

2 autorët e dyshuar janë identifikuar, njëri prej tyre është arrestuar, ndërsa i dyshuari i dytë mbetet ende në arrati.

“Në zbatim të masave të ndërmarra në kuadër të planit operacional policor për parandalimin dhe goditjen që në fazë fillestare të tentativave për kultivim të bimëve narkotike, si dhe me mbështetjen e informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se në fshatin Luarzë, ishin mbjellë në kubikë, fara dhe fidanë narkotikë cannabis sativa, me qëllim kultivimin në tokë, shërbimet e Postës së Policisë Velipojë, në bashkëpunim me ato të Komisariatit të Policisë Shkodër dhe me ato të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar ‘Luarza 1’,” shkruhet në njoftim.

Më tej, gjatë operacionit, si autorë të dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale u identifikua, u kap dhe u arrestua shtetasi N. L., 38 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi P. L., 48 vjeç.

Vijon puna për kapjen e 48-vjeçarit, si dhe për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë rast.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika