Serbi Nenad Orlloviq, i njohur si “Rusi”, është dënuar me 15 muaj burgim dhe më 12 mijë euro gjobë nga Gjykata Themelore në Prishtinë, për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në maj të viti të kaluar.
Selam Shkodra Ish-zv.ministër në MPB, i ftuar në “FIVE”, thotë se ky dënim i shqiptuar nga ana e Gjykatës, nuk është i duhuri.
“Mendoj që ky sanksion penal i shqiptum nga ana e gjykatës është jashtëzakonisht i butë në krahasim me veprat që i kanë kry ata pjesëmarrës në ditën kritike, vepra penale mendoj që nuk është e kualifikume mirë edhe nga ana e prokurorit ku është ngrit vec aktakuza.”
LEXO MË SHUMË: “Rusi” dënohet me 15 muaj burgim e 12 mijë euro gjobë
E sipas Shkodrës fakti që ky dënim i shqiptuar ndaj serbit është një dënim kaq i ulët e se nuk mendon se i bënë të mendojnë dy herë ata pjesëtar që në të kaluarën kanë qenë recidivisht të këtyre lloj veprave.
“Mendoj që nuk është një politikë e mirë e sanksioneve penale nga ana e gjyqësorit të vendit,” ka thënë Shkodra.