Shkolla “Zenel Hajdini” shkurton orarin mësimor, shkak mungesa e ujit

Rreth dy javë pasi ka nisur viti i rregullt shkollor, shkolla “Zenel Hajdini” në Kodrën e Trimave të Prishtinës, ka mbajtur mësimin me orar të shkurtuar e kjo si pasojë e kushteve higjenike në mungesë të ujit. Nxënësit ankohen për kushte të papërballueshme për të mbajtur mësim. Kurse, sipas DKA-së ata edhe do të duhet t’i kthejnë orët e humbura gjatë këtyre ditëve

Mësimin po e përfundojnë rreth dy orë më herët.

E kjo pasi nxënësit e shkollës “Zenel Hajdini” në Kodrën e Trimave të Prishtinës nuk kanë ujë në ambientet e shkollës tash e tri ditë.

Kundërmimi në klasë dhe jo vetëm, qëndrimin në shkollë po ua bën të vështirë.

”Në shkollë s’kemi pasur qe dy ditë, dje dhe sot, s’kemi pasur ujë dhe ka qenë shumë vështirë. Ishte me patjetër të përfundonim mësimin një ose dy orë më herët. Era po vjen shumë brenda”, ka thënë një nxënës i klasës së gjashtë.

”Po i mbyllin edhe dritaret, s’po kemi qysh me i hap. Po duhet me i thirr puntorët me i hap ose përndryshe me qëndru në atë erë. Me mbajt derën mbyll jashtëzakonisht vapë”, ka thënë një nxënës tjetër i klasës së gjashtë.

E nga drejtoria e shkollës, thonë se nuk kanë dijeni kur mund të marr fund ky problem.

”’Më datat 16.09.2024 dhe sot 17.09.2024, si pasojë e punimeve në rrjetin e ujësjellësit, kemi pasur ndërprerje të furnizimit me ujë. Për shkak të kësaj ndërprerjeje, jemi detyruar të reduktojmë procesin mësimor, për arsye të mungesës së kushteve të përshtatshme higjienike,për të cilën janë të njoftuar me kohë prindërit dhe DKA-ja. Jemi konsultuar me rrjetin rajonal të ujësjellsit ,por nuk kem ndonje info të sakt të përfundimit të punimeve”- Myrvete Tahiri, drejtoreshë në shkollën “Zenel Hajdini”.

Por një përgjigje, televizioni e ka marrë nga KRU “Prishtina”.

”Për shkak të kushteve atmosferike ditët e fundit, punimet e planifikuara të përfundojnë sot më 17 shtator 2024, punimet teknike në zonat e poshtë cekura vazhdojnë deri më datë 20 shtator 2024. Me qëllim të realizimit të kyçjeve shtëpiake në gypin e ri të ujësjellësit në rrugën “Lidhja e Lezhës” është e domosdoshme që gjatë këtyre ditëve të bëhet ndërprerja e furnizimit me ujë. Realizimi i punimeve do të bëhet nga data 11.09.2024 deri më datën 17.09.2024, prandaj ndërprerja e furnizimit me ujë këto ditë do të bëhet nga ora08:30 deri në orën 18:00. Ndërprerja e ujit përfshinë rrugët: Drenica, Bahri Fazliu, Bajram Bahtiri, Ilir Konushevci (pjesërisht), Lidhja e Prizrenit (deri te tregu), Maliq Pashë Gjinolli, Llapi”- K.R.U “Prishtina”.

Nga Drejtoria e Arsimit në komunë i kanë thënë televizionit se do të dakordohen me shkollën mbi orët e humbura dhe zëvendësimin e tyre.

Shija e redaktorit

VV e PDK lëshojnë sallën, dështon votimi i buxhetit të...

Asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë braktisur mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, e cila kishte si...

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

Të fundit nga rubrika