Shkollat e premtuara ende të papërfunduara, komuna ia hedh përgjegjësinë operatorit

Me ardhjen në krye të udhëheqjes së Prishtinës, kryetari Përparim Rama kishte premtuar hapjen e disa shkollave. Megjithatë, të njëjtat ndonëse kanë filluar, ende nuk janë përfunduar. Nga shkollat thonë se mbingarkesa me nxënës do ulej ndërsa njohës të sistemit arsimit thonë se kjo do ndihmonte procesin. Megjithatë nga komuna përgjegjësinë ua hedhin kontraktorëve gjersa thonë se pritet që të përfundojnë shtatorin e ardhshëm.

Premtoi shtatë shkolla e themelin e njërës prej tyre e vendosi të martën në Kalabri të Prishtinës.

Por asnjëra nga të gjashtat që premtoi Kryetari, Përparim Rama nuk është hapur ende për nxënësit.

E numri i pamjaftueshëm i shkollave funksionale në kryeqytet ka bërë që të njëjtat të mbingarkohen me nxënës.

Njëra prej tyre është edhe shkolla “Dardania” e cila numëron 2200 nxënës, me deri 42 nxënës për klasë.

Drejtori i kësaj shkolle thotë se hapja e shkollave të reja, do t’i ndihmonte procesit të mësimdhënies.

“Hapja e shkollave të reja, sidomos e një shkolle afër në Kalabri, do të ndihmojë në disa mënyra për të minimizuar ngarkesën dhe për të përmirësuar cilësinë e arsimit. Ne kemi për qëllim cilësinë dhe jo vetëm sasinë. Ulja e numrit të nxënësve nëpër klasa ndihmon gjithashtu në reduktimin e stresit dhe presionit. Në përgjithësi, hapja e shkollave të reja mund të kontribuojë ndjeshëm në rritjen e cilësisë së arsimit dhe në zvogëlimin e ngarkesës mbi sistemin ekzistues arsimor. Një falënderim i veçantë shkon për Drejtoreshën e Arsimit, znj. Lushaku, e cila po angazhohet vazhdimisht për një sistem sa më cilësor arsimor”, ka thënë drejtori i shkollës, Besim Gashi.

Në Komunën e Prishtinës thonë se disa prej shkollave pritet të përfundohen brenda vitit por për vonesa përgjegjësinë ua hedhin operatorëve, ani se ata i monitorojnë të njëjtit.

“Punimet kanë filluar, janë në procesin e tyre, konsideroj që pjesën kryesore të punëve deri t’i dorëzohet dinamizimi i operatorëve ekonomik duhet të përmbyllet. Përgjegjësinë kryesore e kanë operatorët ekonomikë. Konsideroj që në afat të parapatë si në kontratë të përfundohen. Ato konsiderohen të përfundohet në shtator kur edhe fillom procesi mësimor. Shtatë shtatori dhe “ IT” shpresoj se hapen në shtator ndërsa të tjerat, si të dinamizohet puna”, ka thënë zëdhënsi i komunës, Donat Lushaku.

Megjithatë, kritika për vonesat e funksionalizimit të shkollave të reja kanë edhe njohës të sistemit të arsimit të cilët thonë se kjo ndikon edhe në cilësinë e mësimdhënies.

“Përtej një këndvështrimi elektoral të ndërtimit të shkollave të reja. Politikbërësit duhet ta shohin atë përgjegjësinë që kanë karshi komunitetit në mënyrë që në zona ka më të vërtetë densitet të lartë të popullsisë ose dyndje më të madhe në regjistrim, atëherë në këto lagje të bëhen shpërndarja në shkolla të reja”, ka thënë njohësi i arsimit, Rinor Qehaja.

Shkolla “Qëndresa” dhe “Kodrina” me partneritet publiko privat janë në proces dhe tërë kostoja është mbi 13 milionë euro.

Shkolla “7 shtatori” që pritet të funksionalizohet në shtator dhe ka kushtuar mbi 1 milion dhe shkolla e “IT” pritet po ashtu të përfundohet në shtator.

Ndërkaq, shkolla e gurthemeli i së cilës u vu këtë javë në “Kalabri” ka plan pune prej 300 ditësh.

 

Shija e redaktorit

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Të fundit nga rubrika