Shkollat e Skenderajt akoma pa sanim të dëmëve

Katet e para në disa nga shkollat e Skenderajt vazhdojnë të jenë të papërdorueshme për shkak të vërshimeve të janarit. Nga kjo komunë treguan që dëmi ka shkuar në gjysmë milioni euro nëpër institucione arsimore dhe kanë kërkuar ndihmë nga Ministria e Arsimit. Por, sipas pushtetit lokal, akoma nuk është bërë ndonjë hap drejt sanimit të dëmëve

Dëmet që shkaktoi shiu i janarit në Skenderaj ishin të mëdha.

Atë ditë kur gjithçka u vërshua kështu ishte pamja e shkollës teknike “Anton Çeta”.

Tash uji është larguar, por dëmet i ka lënë pas.

Tash e një muaj akoma nuk është bërë sanimi i dëmeve. Krejt ato çka kanë nevojë të rinovohen i bëri me dije drejtori i kësaj shkolle, Agron Istogu.

Agron Istogu, drejtori i shkollës ka thënë se “Dëmet kryesisht janë bërë në dyert e shkollave. Dmth aty ku ka prekur druri, aty është prishur, dëmët më të mëdha janë bërë në palestren e sportit sepse ka qenë palestër e re, ulëset e kanë humbur formën e tyre dhe është prekur poashtu edhe byfeja e shkollës”.

Në ndërkohë, vlerësimi i dëmeve është bërë megjithëse nuk kanë nisur investime.

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura tregon se dëmi në të gjitha shkollat ka shkuar në gjysmë milioni euro.

Fadil Nura, kryetari i Skenderajt ka thënë se “Gjendja vazhdon të jetë e rëndë, mësimin e kemi fillu, sidomos gjimnazi është mjaftë shumë I goditur, kati I parë është jashtë funksionit, ka dëme në sistemin e ngrohjes, palestrat sportive janë totalisht jashtë funksionit dhe vlerësimi që kemi bërë vetëm në shkolla ka shku dëmi gjysmë milionë por mësimi ka fillu në kate të dyta të shkollave dhe me një rimodelim të hapësirës”.

I pari i Skenderajt po ashtu ka thënë që ka dërguar kërkesë në Ministrinë e Arsimit për të kompensuar dëmet në shkolla.

Televizioni ka pyetur këtë Ministri nëse do të ndërmarrë ndonjë hap, por gjatë ditës nuk ka pranuar përgjigje.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika