Shkollat publike profesionale të Kosovës do të japin mësim me ’Virtual Reality’

Projekti  ALLED2 “Harmonizimi e Arsimit dhe Trajnimit me Nevojat e Tregut të Punës”, i cili mbështetet nga Agjencia Austriake e Zhvillimit (ADA) dhe Zyra Evropane në Kosovë, të shtunën më 30 shtator, ka nisur trajnimin e mësimdhënësve të 6 shkollave profesionale nga komuna të ndryshme të Kosovës, për t’i përgatitur ata që të fillojnë mësimdhënien me teknologjinë e fundit me AVR/VR (Virtual Reality apo realitet virtuel).

Ky trajnim është mbajtur në  bashkëpunim të ngushtë me UBT-të.

ALLED2 paraqet mjete të reja të mësimdhënies dhe krijimin e një mjedisi virtual të të mësuarit me teknologji të fundit, i cili do të zbatohet në gjashtë shkolla profesionale publike në të gjithë Kosovën.


Projekti përfshin furnizimin e shkollave me platformën online EON AVR/VR, e licencuar për tre vite të ardhshme. Kjo do të mundësojë përfshirjen e 600 nxënësve dhe profesorëve, të cilët do të eksplorojnë botën e tyre të re përmes kufjeve Meta Quest 2.

Kjo platformë inovative do të ndihmojë në zhvillimin e kurrikulave në fusha të rëndësishme si Inxhinieri Mekanike, Bujqësi dhe sektori i Energjisë. Platforma EON AVR/VR ofron përvoja mësimore gjithëpërfshirëse dhe ndërvepruese. Duke simuluar skenarë të botës reale  nxënësit mund të praktikojnë dhe zhvillojnë aftësi në një mjedis pa rrezik.

UBT do të vazhdojë të ofrojë trajnime për profesorët e shkollave të mesme, duke i përgatitur ata për përdorimin efikas të Platformës EON AVR/VR.

“Sot është një ditë e jashtëzakonshme dhe unë ndihem shumë e lumtur, pasi në Kosovë dhe për herë të parë në rajon, po ndodhin zbatime të reja të teknologjisë duke promovuar kompetencat digjitale. Gjatë këtij tranzicioni drejt ekonomive të tranzicionit 4.0 në një ambient global konkurrues, vetëm ato ekonomi që përshtaten shpejt me teknologjitë e reja do të jenë në gjendje të zhvillohen dhe të konkurrojnë me sukses. Tranzicioni në shoqëritë digjitale nuk është më një ëndërr, por është duke ndodhur,” ka theksuar Efka Heder, udhëheqëse e projektit ALLED2.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika