Shkollat votojnë për ndaljen ose jo të grevës, ende s’ka rezultat

Pas kërkesës së SBASHK-ut drejtuar anëtarësisë që të pezullohet greva në arsim, gjatë ditës në disa shkolla ka përfunduar procesi i votimit nga ana e mësimdhënësve. Nga Këshilli Grevist kanë thënë se akoma nuk kanë asnjë rezultat ndërkohë ka shkolla që kanë bërë publik qëndrimin e tyre

Foto ilustrim





Sindikata e Bashkuar e Arsimit kërkoi mendimin e anëtarësive të shkollave, çerdheve e Universiteteve të pezullohet greva a po jo. Urdhrat e SBASHK-ut disa i zbatuan këtë të enjte.

Kështu vepruan edhe të gjithë mësimdhënësit e shkollës “Dardania” në Prishtinë. Pavarësisht që votat e tyre nuk i bën publike, diskutime brenda arsimtarëve po duket që ka.

Por, drejtori i shkollës “Dardania” në Prishtinë e konfirmoi votimin që është anonim.

Isak Bregaj, Drejtor i ShFMU “Dardania”, Prishtinë

“Po, sot prej orës nëntë deri në orën nëntë e tridhjet të gjithë mësimdhënësit kanë votu, votat janë të mbyllura dhe ende nuk i dimë rezultatet”, ka thënë Bregaj.

Njëjtë kanë vepruar edhe në shkollën “Mihal Grameno” në Komunën e Fushë Kosovës.

Mësimdhënësit e konfirmuan që kanë përfunduar procesin e votimit por nga Këshilli Grevist edhe këtë informacion e konsideruan konfidencial.

Por, janë disa mësimdhënës që treguan haptas qëndrimin e tyre. Një ndër to është Ajshe Zogjjani nga shkolla “Sami Frashëri” në Prishtinë.

Ajshe Zogjjani, mësimdhënëse në shkollën “Sami Frashëri”, Prishtinë

“Me shumicë votash u vendos që greva të vazhdoj deri sa të gjendet një zgjidhje të përshtatshme për neve mësimdhënësit”, ka theksuar Zogjani.

Por, pavarësisht kësaj nga Këshilli Grevist po thonë se akoma nuk ka asnjë rezultat përfundimtar.

Hanife Salihu, Këshilli Grevist.

“Mund të ju siguroj që ende nuk ka pasur asnjë deklarim nga anëtarësia, së paku asnjë anëtar i sindikatave komunale nuk kanë ardhur në zyrat e SBASHK-ut për t’i sjell rezultatet e anëtarësisë”, ka potencuar Hanife Salihu nga Këshilli Grevist.

Deri të shtunën pritet që Sindikata e Bashkuar e Arsimit të dal me një qëndrim përfundimtar rreth votimit të anëtarësisë nëse duhet të nis mësimi të hënën apo të vazhdoj greva tashmë një mujore në arsim.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika