Shkon në 12 numri i viktimave nga tërmeti që goditi Afganistanin dhe Pakistanin

Të paktën 13 persona kanë humbur jetën dhe qindra të tjerë janë lënduar pas një tërmeti me magnitudë 6.5 ballë që goditi zonat në Afganistan dhe Pakistan

Tërmeti me magnitudë 6.5 i bëri njerëzit të dilnin me nxitim nga shtëpitë e tyre

Të paktën 12 persona kanë humbur jetën dhe qindra të tjerë janë lënduar pas një tërmeti me magnitudë 6.5 ballë që goditi zonat në Afganistan dhe Pakistan, derisa lëkundjet u ndien deri në kryeqytetin indian Nju Delhi.

Në veriperëndim të Pakistanit, të paktën nëntë persona vdiqën dhe 44 pësuan lëndime, ka thënë të mërkurën një zyrtar qeveritar.

Spitalet në provincën veriore Khyber Pakhtunkhwa janë vënë në gjendje të jashtëzakonshme gjatë natës.

Në Afganistan, të paktën katër persona humbën jetën dhe 50 u lënduan, tha një zyrtar i Ministrisë së Shëndetësisë për agjencinë e lajmeve Reuters.

Epiqendra e tërmetit ishte 40 kilometra në juglindje të qytetit afgan Jurm, pranë kufijve me Pakistanin dhe Taxhikistanin, tha të martën Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS).

Tërmeti u ndie në një zonë më shumë se 1,000 kilometra të gjerë nga rreth 285 milionë njerëz në Pakistan, Indi, Uzbekistan, Taxhikistan, Kazakistan, Kirgistan, Afganistan dhe Turkmenistan, ka thënë Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare. 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika