Shkon në 124 numri i të helmuarve, emergjenca në Malishevë e mbipopulluar nga pacientët

Ka shkuar në 124 numri i qytetarëve të helmuar në Malishevë derisa emergjenca në këtë qytet është e mbipopulluar nga pacientët

Foto: RTV Dukagjini

Ekipi i RTV Dukagjini nga terreni raporton se numri i qytetarëve të helmuar në Malishevë ka shkuar në 124.

Emergjenca në Malishevë tashmë është e mbipopulluar nga pacientët.

Disa po detyrohen t’i dergojnë edhe në Prizren.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, dhe drejtori i ShSKUK-së kanë vizituar sot qytetarët e helmuar në Malishevë, të cilët janë hospitalizuar në Klinikën Infektive në QKUK.

“Gjendja e të gjithë të hospitalizuarave pas marrjes së trajtimit mjekësor është e qetë dhe stabile”, ka shkruar ai.

Ndërsa, drejtori i Klinikës Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Arben Vishaj, për pacientët që po trajtohen atje ka thënë se gjendja e përgjithshme është stabile.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika