Shkon në tetë numri i të arrestuarve për sulmin terrorist në veri, konfiskohet arsenal armësh

Policia e Kosovës ka njoftuar se numri i të arrestuarve deri më tani në lidhje me sulmin terrorist në veri ka arritur në tetë persona

Policia e Kosovës ka njoftuar se numri i të arrestuarve në lidhje me sulmin terrorist të së dielës së 24 shtatorit në veri ndaj policisë së Kosovës ka shkuar në tetë.

njoftimin e policisë thuhet se situata në veri të vendit është e qetë, por mbetet e tensionuar.

“Policia e Kosovës (PK), siç ka raportuar në konferencën e datës 25.09.2023, se operacioni policor është ende duke vazhduar dhe si rezultat i saj në një hotel ka arrestuar dy persona të dyshuar si dhe në zonën e fshatit Banjskë janë gjetur dhe janë konfiskuar disa mjete dhe arsenal armësh. Pas arrestimit të dy sulmuesve terroristë me armë zjarri ndaj zyrtarëve policorë, arrestimit të katër personave të dyshuar të cilët ishin hasur nën posedim ilegal të radiolidhjeve e të cilët dyshohet se ndërlidhen me grup terrorist, si dhe arrestimit të dy personave të dyshuar, me datën 25.09.2023 numri i të arrestuarve deri më tani ka arritur në tetë tetë persona”, thuhet në njoftim.

Policia ka njoftuar edhe për mjetet dhe armët që janë konfiskuar gjetur e konfiskuar në zonën e fshatit Banjskë.

Tutje thuhet se mjetet e konfiskuara më 25 shtator përbëjnë një veturë rëndë të blinduar, dy vetura dhe një makineri e rëndë (bager), të cilat kanë qenë të mbushura me sasi të madhe e që kryesisht përbëjnë, një armë e kalibrit të rëndë (lansues me nitro 30 mm), tri armë të kalibrit të rëndë (gulinov me tri tyta),  dy armë të gjata (mitraloza), një snajper (black spear 12.7mm),  një minahedhës (82 mm), njëzet e dy armë të gjata (AK 47),  një automatik (RPZ), dy pushkë gjuetie, dy armë të shkurta (revole),  një granatë dore, shtatëdhjetë e katër karikatorë për AK 47, nëntë jelekë antiplumb, një radiolidhje, tetë çanta ushtarake dhe gjashtë uniforma ushtarake.

Policia ka shtuar se dy armë të gjata AK 47 janë gjetur në manastir, si dhe një helmetë e PK-së e cila është marrë nga vendi i ngjarjes ku është vrarë rreshteri policor, Afrim Bunjaku.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika