Shkon në tetë numri i të vdekurve në tërmetin e ri në Turqi

Tetë njerëz kanë vdekur në Siri dhe Turqi pas tërmetit 6.4 shkallë të Rihterit, që ka goditur jugun e Turqisë, dy javë pas tërmetit shkatërrues që vrau mbi 45.000 njerëz

Tetë njerëz kanë vdekur në Siri dhe Turqi pas tërmetit 6.4 shkallë të Rihterit që ka goditur të hënën jugun e Turqisë, dy javë pas tërmetit shkatërrues që vrau mbi 45.000 njerëz.

Autoriteti turk i menaxhimit të fatkeqësive tha se tetë persona kanë vdekur dhe 600 të tjerë janë lënduar në Turqi.

Ndërsa, në Siri, një grua dhe një vajzë vdiqën si pasojë e panikut gjatë tërmetit në provincat Hama dhe Tartus, thanë mediat proqeveritare.

Epiqendra e tërmetit ishte në qytetin Defne, në provincën Hataj të Turqisë, e cila kufizohet me Sirinë.

Tërmeti është ndier gjithashtu në Jordani, Qipro, Izrael, Liban dhe Egjipt, dhe u pasua nga një tërmet i dytë me magnitudë 5.8 shkallë të Rihterit.

Hataj ishte një nga provincat më të goditura në Turqi në tërmetin e 6 shkurtit. Mijëra ndërtesa u shkatërruan para dy javësh dhe tërmeti i së hënës i dëmtoi edhe më tej ato.

Sipas autoriteteve turke, vetëm në Turqi kanë vdekur mbi 41 mijë persona nga tërmeti i 6 shkurtit, derisa besohet se mbi 385.000 banesa janë shkatërruar apo janë dëmtuar rëndë. Ndërsa, në Siri kanë vdekur rreth 5 mijë persona.

Komisioni Evropian, së bashku me Presidencën Suedeze të Këshillit, do të organizojnë më 16 mars një konferencë të madhe donatorësh në Bruksel, për të mbledhur kontribute për ndihmë për Turqinë dhe Sirinë, në përballje me pasojat e tmerrshme të tërmetit që ka goditur pjesë të këtyre dy vendeve.

BE-ja edhe deri tash ka ndihmuar Turqinë dhe Sirinë, përmes dërgimit të ekipeve për intervenim të shpejtë, por edhe përmes ndihmës materiale.

Ndërsa Departamenti amerikan i Shtetit ka thënë se ndihma totale amerikane për të prekurit nga tërmeti në Siri dhe Turqi ka arritur në 185 milionë dollarë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika