Shkoza: Për veriun po shkruhet një skenar më i rëndë se Zajednica

Juristi Armend Shkoza ka shprehur shqetësimin se procesi në veriun e Kosovës po merr një kthesë më të rëndë sesa pritej, duke theksuar se skenari aktual do të jetë më i kompleksuar se çështja e Zajednicës

Juristi Armend Shkoza

Juristi Armend Shkoza ka deklaruar se procesi aktual në veri të Kosovës po zhvillohet me shqetësime të mëdha dhe ka shprehur dyshime se si po evoluon situata.

Ai ka konsideruar se çështja e veriut të Kosovës tashmë është duke shkruar drejt një skenari më të rëndë se çështja e Zajednicës, autonomisë territoriale ose raporteve me Serbinë.

Shkoza ka theksuar se ndërveprimi dhe lidhshmëria midis komunave në veri të Kosovës dhe me Serbinë krijojnë një situatë komplekse.

Ai gjithashtu ka shprehur shqetësimin e tij për funksionalitetin e shtetit të Kosovës dhe parashikon probleme të mëdha që mund të lindin nga ky proces.

“Pikërisht ky proces qysh po rrjedh, kah po e merr kahjen, qysh është duke u ngjyrosur, unë të drejtën me iu thonë, po e kam pak një far droje, se me të vërtetë për veriun po shkruhet një skenar ma i rëndë se Zajednica, autonomi territoriale sepse e ka një komunitet një lidhshmëri qoftë mes komunave qoftë në raport me Serbinë. Unë besoj që do të nxjerrë telashe shumë të mëdha në funksionalitet të shtetit të Kosovës, dhe besoj që ka mundur të shmanget”, ka deklaruar Shkoza në Debat Plus.

Duke përfunduar, Shkoza ka thënë se Kosova ka mundësi të shmangë sfidat e rëndësishme në këtë situatë, megjithatë shpreh një farë rezervimi për të ardhmen.

Shija e redaktorit

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Distria e fiton medaljen e bronzt në Grand Slamin e...

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga...

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

Të fundit nga rubrika