Policia e Kosovës ka njoftuar se në rrugën “Hilë Mosi” në kryeqytet ka ndodhur një përleshje në mes të disa personave ku dyshohet të jetë shkrepur dhe arma e zjarrit. Në njoftim thuhet se ka edhe persona të lënduar, ku të cilët janë dërguar në QKMF.
Sipas policisë, numër i pacaktuar i të dyshuarve janë shoqëruar në stacion, ndërsa një armë është sekuestruar.
“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe në mënyrë aktive ka vijuar punën e saj me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore të cilat kanë rezultuar me identifikimin, lokalizimin si dhe kapjen e menjëhershme të disa personave të cilët dyshohet të jenë të përfshirë në rastin në fjalë. Të lënduarit nga përleshja janë dërguar në QKMF, për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë që është identifikuar edhe një veturë e dyshuar e njëjta është ndaluar dhe kontrolluar nga policia.
“Aktualisht po vazhdon puna policore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, thuhet në njoftim.