Shkrihet asfalti në Turqi si shkak i temperaturave të larta

Automjetet kanë lëvizur shumë ngadalë dhe vështirësi për të ecur i është shkaktuar edhe qytetarëve. Temperaturat në Turqi kanë arritur deri në në 42 gradë Celsius.

Ka filluar të shkrihet asfalti në Denizli të Turqisë si shkak i temperaturave të larta.

Siç raporton Anadolu Agency, temperaturat në Turqi kanë arritur deri në në 42 gradë Celsius.

Administrata Meteorologjike tha se lagështia në qytet ka arritur në 37 për qind.

Për shkak të shkrirjes së asfaltit në autostradën Denizli – Antalya në vendndodhjet Cankurtaran dhe Gokpinar, automjetet kanë lëvizur shumë ngadalë.

Këmbësorët gjithashtu kanë patur vështirësi në kalimin e rrugës. Ekipet e autostradës spërkatën me pluhur guri dhe ujë rrugët.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika