Shkrimtari Daut Demaku rrëfen për fëmijërinë e tij dhe pasionin për shkrimin

Shkrimtari, Daut Demaku në emisionin "Reload" ka rrëfyer se si ka kaluar fëmijërinë e tij dhe për pasionin për shkrimin ndër vite

Shkrimtari Daut Demaku dhe themeluesi i Qendrës së Mendimit Pozitiv, në emisionin “Reload” ka rrëfyer gjerë e gjatë se si e kaloi një pjesë të fëmijërisë së tij dhe si erdhi deri te kalimi i të gjitha sfidave përmes mendimit pozitiv.

Demaku thotë se për secilin, fëmijëria gdhendet në gur dhe pastaj reflekton edhe në periudhat e tjera të jetës.

“Potencialet e secilit njeri janë të jashtëzakonshme, është mirë nëse arrin të jesh gjatë tërë jetës nxënës, pasi kjo jetë ndërtohet mbi bazat e reciprocitetit, cfarëdo që bën të kthehet”, ka thënë Demaku.

Sipas Demakut, çdo gjë në jetën njerëzore është reciprocitet.

Shkrimtari thotë se fëmijërinë e tij, të cilën e ka kaluar në varfëri absolute, asnjëherë nuk do ta imagjinonte të ishte ndryshe, pasi sipas tij, ajo u gdhend në gur dhe e bëri më të fortë.

“Nëse ke pasur një jetë ku të kanë kritikuar e bërtitur, nëse ke pasur pushtet, ato janë gdhendje në gurë. Kjo vuajtje, kjo dhunë është prindi yt”, ka theksuar ai.

Ai ndër të tjera ka rrëfyer edhe për kushtet e vështira në shkollë, ku i mungonin librat e materialet e tjera.

Për të ishte e paimagjinueshme se do të marrte pjesë në themelimin e Universitetit të Prishtinës kur në fëmijëri kishte mungesa esenciale për shkollim.

“Ka pasur varfëri absolute, ekstreme, i njëjti njeri me ardh të marrë pjesë në themelimin e Universitetit të Prishtinës, e paimagjinueshme në atë kohë. Për një libër shqip, Serbia të ka pushkatuar, imagjinoni tash një fëmijë i fshatit që nuk e di cfarë është shkolla, radio, televizioni të marrë pjesë në themelimin e UP-së”, ka vijuar ai.

Ai ka përmendur edhe periudhën e vështirë kur Serbia nuk lejonte asnjë libër shqip.

Ai thekson se populli i Kosovës është viktimë e atyre traumave dhe nuk mund të gjykohet për mendim pozitiv pasi lufta, siç shprehet ai, ka lënë gjurmë të pashlyeshme te secili.

“Një popull që ka kaluar në këto situata është viktimë , jemi të traumatizuar, një ekipë e tërë duhet të punojë në rehabilitimin e këtij populli, në 2013 është votuar ligji për shëndetin mental por asnjëherë më nuk është marrë me të dikush”, është shprehur Demaku.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika