Shkrimtari që parashikoi të ardhmen

Shkrimtari fantastiko-shkencor, me ndikim, Philip K. Dick, i cili lindi në Çikago, i mungonin aftësitë e duhura financiare dhe buxhetore, megjithatë mënyra e tij e paparashikueshme dhe e rastësishme e të shkruarit nuk mungonte.

Janë bërë dyzet vjet nga vdekja e autorit fantastiko-shkencor, historitë e të cilit kanë frymëzuar filma si “Blade Runner” dhe “ Minority Report”.

Philip K. Dick, vdiq 40 vjet më parë në një periudhë pune jashtëzakonisht të frytshme 30-vjeçare. Autori shkroi 44 romane dhe tregime të panumërta të shkurtra, përshtatjet e të cilave vazhdojnë edhe sot të ripërcaktojnë fantashkencën në ekran. Kohët e fundit, romani i tij “The Man in the High Castle” (1962), është shndërruar në një serial hit të Amazon.

Ai nuk ishte thjesht një shkrimtar efektiv i trillimeve të çuditshme, por një person më vete, i pazakontë. Vizionet dhe ato që ai pretendonte ishin të gjitha llojet e përvojave paranormale, shumë prej të cilave ishin thurur në veprën e tij të gjerë. Kishte një marrëdhënie të trazuar dhe të fragmentuar me realitetin.

Historitë e Dick-ut parashikuan përhapjen e internetit, realitetin virtual, softuerin e njohjes së fytyrës, makinat pa shofer dhe printimin 3D, tha Stan Nicholls, autor dhe gazetar britanik që nga viti 1981.

Stan Nicholls, sugjeron se puna e Dick-ut është parashikuese, sepse eksploronte të ardhmen përmes së tashmes së atëhershme.

“Historitë e tij parashtruan praninë e kudondodhur të internetit, realitetit virtual, softuerit për njohjen e fytyrës, makinave pa shofer dhe printimit 3D,” thotë Nicholls për BBC Culture.

Megjithatë, sipas Anthony Peake, autor i biografisë “A Life of Philip K Dick”, mënyra se si ai parashikoi zhvillime të veçanta teknologjike dhe shoqërore mbetet e habitshme.

“Ai kishte shumë imazhe shkencore të mënyrës se si do të funksiononte e ardhmja, për shembull, ai kishte një koncept që ju do të mund t’i komunikoni reklamat njerëzve drejtpërdrejt, që do të ishit në gjendje t’i njihni ata aq mirë sa të mund të synonit marketingun, pikërisht, sipas parashikimeve të tyre. Dhe kjo është, pikërisht, ajo që po ndodh në internet tani,” tha Anthony Peake, përcjellë BBC Culture.

Në një fjalim në Metz, Francë, 1977 që e mbajti para dëgjuesve, të cilët kishin mbetur të mahnitur me fjalinë e tij,”Nëse e gjeni këtë botë të keqe, duhet të shihni disa nga të tjerat”, Dick diskutoi tema të gjëra si koncepti i një multiversi, kuptimi i përjetësisë, dhe takimet e rastësishme me Zotin. Sado e çuditshme që tingëlloi e gjithë kjo, në fjalimin e tij, Dick kishte shtuar se “Ne po jetojmë në një realitet të programuar nga kompjuteri, dhe e vetmja e dhënë që kemi për të është kur një ndryshore ndryshohet ndodh edhe një ndryshim në realitetin tonë”.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika