Shkrimtarja jugkoreane Han Kang fiton Nobelin për Letërsi

Shkrimtarja jug-koreane Han Kang ka marrë çmimin "Nobel" për letërsi për vitin 2024

Han Kang

Autorja jugkoreane, Han Kang, e ka fituar Çmimin Nobel për Letërsi, më 2024, për “prozën e fuqishme poetike që konfronton trauma historike dhe shpërfaq brishtësinë e jetës njerëzore”.

Kështu është vlerësuar ajo nga juria në ditën e shpalljes së vendimit.

“Ajo e ka një vetëdije unike për lidhjet në mes të trupit dhe shpirtit, jetës dhe vdekjes, dhe stili i saj poetik dhe eksperimental është bërë inovator në prozën bashkëkohore”, ka thënë Anders Olsson, udhëheqës i Komitetit të Nobelit, përmes një deklarate.

Han Kang, jugkoreanja e parë që fiton Nobelin për Letërsi, e ka nisur karrierën më 1993 me publikim të disa poemave, derisa me prozë ka debutuar më 1995, të titulluar “Love of Yeosu”.

Namin ndërkombëtar e ka fituar me novelën “The Vegetarian”, raporton Radio Evropa e Lirë.

Vitin e kaluar me këtë çmim është nderuar shkrimtari dhe dramaturgu norvegjez, Jon Fosse.

Çmimi Nobel ka vlerën e rreth 1.1 milion dollarëve amerikanë.

Ky çmim, që ndahet për arritje në shkencë, letërsi dhe paqe, është krijuar me dëshirën e shpikësit të dinamitit, suedezit, Alfred Nobel.

Këto çmime ndahen prej vitit 1901.

Më herët gjatë javës janë ndarë Çmimet Nobel për Mjekësi, Fizikë dhe Kimi.

Tradicionalisht, Çmimi Nobel për Ekonomi ndahet në fund.

Shija e redaktorit

Edi Rama merr dhuratë nga Rexhep Selimi: Ma përcolli sot...

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka marrë dhuratë një pikturë me përkrenaren e Skënderbeut nga Rexhep Selimi. Në një postim në rrjetet sociale<a href="http://<iframe src="https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fediramaal%2Fposts%2Fpfbid02PQ6a5X5tJPRH6vFVLUxs9rQnDsKmcvppdUZMx7anrnr2hL4B3rkAacb8eHe9So3el&show_text=true&width=500"...

Mbledhja e përbashkët e dy kuvendeve, Kosovë – Shqipëri mbyll...

Mbledhja e përbashkët e parlamenteve të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë i ka përmbyllur sot punimet e saja të cilat i zhvilloi...

Osmani: Shqipëria dhe Kosova, dy pjesë të pandashme të një...

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka thënë se Kosova dhe Shqipëria janë dy shtete të pandashme që janë pjesë e një kombi të madh. Ajo...

Të fundit nga rubrika