Policia e Kosovës ka ndaluar një të mitur në Mitrovicë të Veriut nën dyshimin për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit.
I dyshuari është liruar më pas nga policia.
“Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar i mitur, pasi kishte shkruar disa grafitë me përmbajtje të përçarjes. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh.