Shkuan për pushime në Durrës, dyshohet se u mbajtën peng nga pronari si shkak i “mospagesës”

Autoritetet shqiptare në Durrës kanë arrestuar dy persona, nën dyshimet se morën peng katër pushues nga Kosova të cilët u akomoduan në shtëpinë e të dyshuarve

Policia e Shqipërisë.

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Durrësit, pasi akuzohen se kanë marrë peng katër pushues nga Kosova.

Sipas policisë, mësohet se një nga autorët është edhe pronari i shtëpisë ku shqiptarët e Kosovës ishin akomoduar për të qëndruar gjatë ditëve të pushimit.

Siç raporton TopChannel, ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 13, në Durrës, pas kallëzimit nga disa shtetas të tjerë kosovarë, se dy shtetas një 49 vjeçar dhe një 48 vjeçar i kishin hequr lirinë atyre në garazhin e banesës ku ata ishin akomoduar për pushime.

Autoritet shqiptare menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin, kapjen dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë ligjore.

Këta dy shtetas të Shqipërisë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se i kanë hequr lirinë përreth 45 minuta, duke i mbajtur në garazhin e banesës, katër shtetasve nga Kosova, të cilët ishin akomoduar për pushime në një shtëpi pushimi në pronësi të 48 vjeçarit, me pretendimin se nuk kishin kryer pagesën për akomodimin.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Durrës për veprime të mëtejshme.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika