Shkumbin Istrefi kujton momente nga fillimet e serialit “Kafeneja Jonë”

Aktori i njohur, Shkumbin Istrefi, ka rrëfyer momente nga fillimi i serialit "Kafeneja Jonë". Mes të tjerash, ai ka treguar se i kishin krahasuar edhe me “The Simpsons” sepse u kishin paraprirë ngjarjeve

Aktori i njohur, Shkumbin Istrefi

Aktori, Shkumbin Istrefi, i ftuar në emisionin “Reload” në RTV Dukagjini, ka kujtuar momentet nga fillimet e serialit të njohur “Kafeneja Jonë”.

Aktori njoftoi se regjisor i serialit ishte Mentor Shala dhe së bashku me të e kishin krijuar serialin, derisa Astrit Kabashi ishte skenaristi i serialit “Kafeneja Jonë”.

Ai ka thënë se më vonë ishte dhe producent i serialit, derisa ka treguar se për një episod të serialit provat kanë zgjatur një javë.

“Kemi qenë tri-katër javë në avanc, episoda që është emituar ka qenë katër javë më herët e xhiruar, kështu që na ka mundësuar që të ndjekim aktualitetin”, ka shtuar ai.

Aktori ka rrëfyer se shpeshherë i kishin krahasuar edhe me “The Simpsons”, sepse u kishin paraprirë ngjarjeve.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika