Shkup: Protestuesit futen në oborrin e qeverisë

Para disa ditëve janë aktivizuar protestat kundër propozimit francez kur Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria pranuan ndryshimet në propozimin e presidentit francez Emmanuel Macron

Protesta në Shkup

Para qeverisë janë mbledhur shumë qytetarë, duke protestuar kundër propozimit francez, pavarësisht mbrojtjeve metalike dhe tentimit të policisë për ti ndalur, prapë se prapë qytetarët janë futur në oborrin e qeverisë.

Protestuesit këndojnë gjatë gjithë kohës, Ultimatum? Jo, faleminderit.

Shumica e protestuesve kanë edhe maska në fytyrë të cilëve mund të iu dallohen vetëm sytë, raporton alsat.mk.

Kordoni i njësitit special është pozicionuar para dyerve të qeverisë, ndërkohë që protestuesit sillen vërdallë, duke vandalizuar oborrin e qeverisë.

Protestat kundër propozimit francez janë aktivizuar para disa ditëve kur dy palët, pra Maqedonia e Veriut dhe Bullgari, pranuan ndryshimet në propozimin e presidentit francez Emmanuel Macron për të përafruar qëndrimet për një marrëveshje trepalëshe për tejkalimin e problemeve bilaterale mes Maqedonisë dhe Bullgarisë.

Protesta ka filluar që nga dita e shtunë por zyrtarisht nuk ka organizator, organizues të protestave këto ditë kanë qenë parti dhe grupacione opozitare, protesta mori mbështetje edhe nga partia më e madhe opozitare VMRO-DPMNE, lideri i së cilës Hristijan Mickoski u bëri thirrje qytetarëve të bashkohen, siç tha, për të mbrojtur atë që quhet vlera evropiane dhe të shpëtohet procesi i negociatave me Bashkimin Evropian

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika