Shkup, shpëtohet fëmija 3 vjeç dhe tre të rritur që ishin bllokuar në teleferik

Të shtunën e 25 nëntorit zyrtarët e policisë kanë shpëtuar katër persona, mes tyre një fëmijë dhe një shtetas gjerman, të cilët për shkak të motit të keq dhe mungesës së energjisë elektrike kanë mbetur të bllokuar në teleferikun e Vodnos

Zyrtarët e policisë shpëtuan një fëmijë tre vjeçar dhe tre të rritur të bllokuar në teleferikun e Vodnos.

Të shtunën e 25 nëntorit zyrtarët e policisë kanë shpëtuar katër persona, mes tyre një fëmijë dhe një shtetas gjerman, të cilët për shkak të motit të keq dhe mungesës së energjisë elektrike kanë mbetur të bllokuar në teleferikun e Vodnos, njoftojnë nga MPB.

Nga MPB shtojnë se menjëherë pas marrjes së kallëzimit rreth orës 16:00, zyrtarët policorë kanë ndërmarrë veprime për gjetjen dhe shpëtimin e personave, pas së cilës ata në mënyrë të sigurtë, të shoqëruar nga zyrtarë policorë, zbresin në drejtim të Shkupit./KP

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika