Të dielën [8 qershor] është mbajtur koncerti i Shkurte Fejza për nder të Ditës së Çlirimit të Kosovës dhe për të shënuar edhe 50-vjetorin e krijimtarisë artistike.
E me rastin e 50-vjetorit të karrierës së Shkurte Fejzës, presidentja Vjosa Osmani ka shkruar se zëri i artistes jehon në trojet shqiptare, tash e gjysmëshekulli.
“Zëri i Shkurte Fejzës për gjysmëshekulli jehon cep më cep hapësirës shqiptare. ‘Xhamadani vija-vija’ dhe ‘Mora fjalë’, janë himnet tona të përbotshme, të përjetësuara nga zëri magjik i të madhes sonë”, ka shkruar Osmani.
E për pjesëmarrjen e presidentes së vendit, Vjosa Osmani, artistja e mirënjohur Shkurte Fejza Behluli ka thënë se ka ndjerë emocion të veçantë dhe mirënjohje të thellë ndaj prezencës së saj, duke shtuar se ishte nder i veçantë që Osmani ka qenë pjesë e koncertit jubilar të saj.
“Në kohët më të vështira kur synohej shfarosja jonë, ajo i dha gjithë popullit të Kosovës zë nëpërmjet këngës. U shndërrua në zërin e lirisë! Urime për 50 vite të arta Shkurte Fejza! Të këndoftë zemra përgjithmonë,” shkruan e para vendit në Facebook.