Shoferi në Pejë gjobitet me 500 euro e i sekuestrohet vetura për mjete mbrojtëse të skaduara

Policia e Kosovës për rajonin e Pejës ka njoftuar se ka dënuar një vozitës në Pejë, të cilit i kanë skaduar masat mbrojtëse në fund të këtij viti

Foto Policia e Kosovës

Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Pejë gjatë një kontrolli rutinor ka hasur në një shofer që kishte mjetet mbrojtëse të skaduara, që sipas ligjit duhet të ishin aktuale.

Si pasojë, autoritetet kanë ndërmarrë masa të menjëhershme, duke sekuestruar përkohësisht mjetin e tij dhe duke i shqiptuar një fletëgjobë prej 500 eurosh për shkelje të rregullave të trafikut, 5 pikë negative të regjistruara në lejen e drejtimit dhe 6 muaj masë mbrojtëse.

“Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor DRP Pejë, me datё 18.04.2024, rreth orës 22:40, gjatë kontrollit rutinor ka hasur nё vozitësin i cili kishte masa mbrojtëse deri me 17.12.2024, tё njëjtit iu është sekuestruar përkohësisht vetura”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Po ashtu, policia ka njoftuar se për periudhën janar-mars ua ka ndaluar drejtimin e mjeteve me veprim motorik 2223 shoferëve.

Sipas të dhënave të Policisë të publikuara në rrjetin social Facebook, 5013 shoferëve u janë vendosur pikë negative.

Policia ka apeluar te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion tё respektojnë rregullat e parapara me Ligj.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika