Shoqata e Prokurorëve dënon gjuhën e përdorur nga avokati Berisha ndaj prokurorit Maloku

Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Kosovës ka reaguar ndaj gjuhës ofenduese të avokatit Besnik Berisha ndaj prokurorit Rasim Maloku. Shoqata ka dënuar sjelljen e avokatit dhe ka kërkuar masat e nevojshme për të mbrojtur integritetin e prokurorit Maloku dhe autoritetin e sistemit prokurorial

Besnik Berisha, Avokat

Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Kosovës ka reaguar kundër gjuhës ofenduese të avokatit Besnik Berisha ndaj prokurorit Rasim Maloku.

Në reagimin e tyre Shoqata ka dënuar këtë sjellje dhe ka kërkuar  masat e nevojshme për të mbrojtur integritetin e prokurorit Maloku dhe autoritetin e sistemit prokurorial.

“Me këtë rast, Shoqata e Prokurorëve dënon ashpër qasjen dhe veprimet e avokatit Besnik Berisha, duke shpërndarë gjuhën e urrejtjes, ofendimeve dhe kërcënimit ndaj prokurorit Maloku, në kundërshtim me parimet e përcaktuara, me ç’rast standardet e përcaktuara me Kodin e Procedurës Penale dhe me praktikat ndërkombëtare, të zbatueshme në Kosovë, ndalojnë qasjen ku avokatët, prokurorët apo gjykatësit, i trajtojnë çështjet penale publikisht nëpër media, duke ofenduar dhe përhapur të pavërteta”, thuhet në reagim.

Shoqata e Prokurorëve ka kërkuar nga Oda e Avokatëve të Kosovës (OAK) të marrin masa disiplinore ndaj avokatit Berisha.

“Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Kosovës kërkon nga Oda e Avokatëve të Kosovës që të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të iniciuar procedura disiplinore për shkelje të Kodit dhe Etikë profesionale të avokatëve si dhe legjislacionit pozitiv, ku përmes veprimeve të tij avokati Berisha ka denigruar njërën ndër hallkat kryesore të sistemit të drejtësisë përkatësisht sistemit prokurorial”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, Shoqata e Prokurorëve e ka ftuar Prokurorinë Themelore në Prishtinë të “analizoj gjuhën e ultë të urrejtjes, ofenduese dhe kërcënuese të avokatit Berisha  ndaj prokurorit Rasim Maloku dhe të ndërmarrë të gjitha veprimet sipas Ligjit të aplikueshëm në Kosovë”.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika