Shoqatë bamirësie në nder të Jamal Edwards

Familja e 31 vjeçarit, Jamal Edwards, ka njoftuar se, janë duke krijuar një shoqatë bamirësie në nder të kujtimit të punës së të riut.

Edwards ka vdekur nga një atak në zemër në shtëpinë e së ëmës, vetëm disa orë pasi ka luajtur një set muzikor.

Nëna e Jamalit, Brenda, e ka ndarë këtë njoftim në mediat sociale të saj.

Në deklaratë shpjegon më shumë rreth qëllimeve për të mbështetur kauzat që kishin më shumë rëndësi për të ndjerin, duke përfshirë luftën kundër të pastrehëve, mbështetjen e njerëzve me probleme të shëndetit mendor dhe sigurimin e të rinjve me aftësi thelbësore për jetën.

Gjithashtu, ata kanë thënë se, do të përfshihen edhe programet për të ndihmuar në trajtimin e çështjeve të shëndetit mendor, si dhe programet e specializuara të dizajnuara për të trajtuar çështjet e vetëbesimit dhe sfida të tjera psikologjike.

”Çdo ditë Krishtlindjesh për të paktën dhjetë vitet e fundit, Jamal e kalonte gjithë ditën duke ndihmuar në një strehë për të pastrehët”, ka thënë familja e tij.

Objektivi monetar që ka vendosur familja Edwards është fondi 250.000 £, tashmë me disa mijëra të dhuruara.

Jamal kishte krijuar SBTV duke ngarkuar video të talenteve të reja në platformën “YouTube” duke arritur të bëhet multimilioner në moshën 23 vjeçare.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika