Shoqëria Civile: Reforma në drejtësi mund të ketë rezultat vetëm përmes vettingut

Organizatat e shoqërisë civile kanë theksuar se reformat në sistemin e drejtësisë mund të kenë sukses vetëm përmes vettingut





Koalicioni i organizatave të shoqërisë civile kanë nisur javën kundër korrupsionit me moton “Bashkë Kundër Korrupsionit”.

Gjatë një tryeze të organizuar nga ky koalicion, ku përfshihen Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), Lëvizja Fol, Iniciativa për Progres, Çohu dhe Colombus me temën “Reforma në Drejtësi”, u theksua se sistemi gjyqësor vazhdon të jetë jotransparent dhe joefikas.

Mexhide Demolli nga Lëvizja Fol, tha se në kuadër të javës kundër korrupsion, kanë organizuar aktivitete të shumta që synojnë luftimin e korrupsionit në fushat e ndryshme, raporton KSP.

Këshilltari në Ministrinë e Drejtësisë, Eros Gashi, tha se si qeveri është marrë jashtëzakonisht shumë me iniciativa ligjore që shpien në reformë në drejtësi, si prioritet edhe i qeverisë aktuale.

Sipas tij, ndonëse që nga vitit 2008 është punuar nga të gjitha qeverisjet e kaluara në reformën në drejtësi, megjithatë mosefikasiteti në sistem të drejtësisë është evident, pasi ka vonesa në trajtim të lëndëve, numër të madh të lëndëve që presim dhe parashkrime.

Liridon Salihi nga GLPS tha se sistemi i drejtësisë ka nevojë për reforma të mirëfillta që të këtë rezultate konkrete. Sipas tij, pavarësish reformave në të kaluarën, si GLPS konsiderojnë se këto reforma nuk kanë prodhuar progres potencial, pasi edhe në vitin 2022, sistemi i drejtësisë mbetet jotranparent.

Salihi shtoi se reforma në drejtësi mund të ketë rezultat vetëm përmes procesit të vettingut me ndryshime kushtetuese.

Ndërsa, Gëzim Shala nga IKD tha se vendimi i kundërligjshëm i Qeverisë së Kosovës për uljen e pagave për gjyqtarët dhe prokurorët, është shembull i keq për reformën e drejtësisë.

Ai theksoi se përkundër që procesi i vettingut ka qenë premtimi kryesor i kësaj qeverisjeje, ende nuk ka rezultate konkret, ndonëse si proces është tejet i rëndësishëm për reformat në drejtësi.





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika