Shoqëria civile: Ulja e pagave për sistemin e drejtësisë paraqet ndërhyrje në pavarësinë e gjyqësorit

Organizatat e Shoqërisë Civile kanë reaguar ndaj Qeverisë së Kosovës për vendimin e fundit në lidhje me uljen e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve duke thënë se "ky vendim paraqet ndërhyrje në drejtësi dhe rrit potencialin korruptiv"

ilustrimi





Organizatat e Shoqërisë Civile- Columbus, Çohu, Grupi për Studime Juridike dhe Politike, Iniciativa për Progres, Instituti i Kosovës për Drejtësi dhe Lëvizja Fol kanë reaguar ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për kthimin e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve sikurse para rritjes që ishte bërë me vendim të Qeverisë Haradinaj në vitin 2017.

Sipas tyre, ky vendim është në kundërshtim me standardet kushtetuese dhe sipas tyre qeveria ka përdorur fakte të pavërteta duke nxjerrë vendimin për uljen e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Ndër të tjera thuhet se vendimi i Qeverisë së Kosovës për uljen e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve paraqet qartazi ndërhyrje në pavarësinë e gjyqësorit dhe është në kundërshtim me standardet e ndërtuara nga Komisioni i Venecias.

“Më 20 dhjetor 2017, Qeveria e Republikës së Kosovës, e cila asokohe drejtohej nga ish-Kryeministri Ramush Haradinaj, kishte nxjerrë vendim të rritjet e pagave të kabinetit qeveritar. Sipas Ligjit Nr.03/L-199 për Gjykatat [ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 05/L -036], ky vendim kishte efekt edhe në raport me pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Atë kohë, shoqëria civile kishte reaguar ndaj këtij vendimi, të cilin e kishin cilësuar si të kundërligjshëm dhe të përfshirë në konflikt të interesit. Shoqëria civile kishte reaguar edhe ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që sipas tyre , kishte prezumuar kushtetutshmërinë e vendimit arbitrar të Qeverisë. Më 12 shkurt 2020, Qeveria e Republikës së Kosovës, e kryesuar nga Kryeministri aktual, Albin Kurti, ka nxjerrë vendim për shfuqizimin e vendimit të ish-Qeverisë Haradinaj. Sipas dispozitivit të këtij vendimi, ky vendim nuk do të ndikonte në uljen e pagave aktuale në sistemin e drejtësisë dhe Gjykatën Kushtetuese. Sipas vendimit të datës 12 shkurt 2020, ky vendim do të vlejë deri në marrjen e vendimit nga Gjykata Kushtetuese në lidhje me rastin KO219/19 për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit Nr.06/L-111 për Pagat në Sektorin Publik”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se përkundër faktit se shoqëria civile vazhdimisht ka theksuar se vendimi për ngritje të pagave ka qenë në kundërshtim me kushtetutën dhe ligjin, kushtetutshmëria e këtij vendimi është konfirmuar nga Gjykata Kushtetuese.

“Ky vendim nuk është shfuqizuar nga asnjë institucion tjetër, derisa nuk është konfirmuar as përgjegjësia penale për nxjerrjen e këtij vendimi. I njëjti po ashtu është reflektuar edhe në vendimin e Qeverisë të datës 12 shkurt 2020. Sa i përket vendimmarrjes së Gjykatës Kushtetuese përkitazi me Ligjin Nr.06/L-111 për Pagat në Sektorin Publik, Gjykata Kushtetuese në këtë rast ka nxjerrë vendim për shfuqizimin e këtij ligji”.

Vlen të theksohet se në njoftim thuhet se në bazë të atyre që janë cekur më lartë, çështja e pagave nuk është rregulluar me këtë ligj dhe se që nga koha e publikimit të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese përkitazi me këtë ligj e deri më sot, kanë kaluar mbi dy vite e katër muaj.

“Vendimi i Qeverisë për ngritjen e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve, vendim ky i nxjerrë si nga qeveria Haradinaj ashtu edhe nga qeveria Kurti, tanimë ka krijuar pritje legjitime për të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët, se kushtetutshmëria dhe ligjshmëria e pagave të tyre tanimë është konfirmuar”.

Tutje thuhet se vendimi i sotëm i Qeverisë, me arsyetimin e nxjerrjes së aktgjykimit për Ligjin Nr.06/L-111 për Pagat në Sektorin Publik, i cili aktgjykim është nxjerrë para dy  vite e katër  muajve qartazi cenon pritjet legjitime të të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve gjersa ka shtuar se shkelja e pritjeve legjitime paraqet shkelje të së drejtës në pronë, mbrojtja e së cilës garantohet përmes nenit 46 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe nenin 1 të Protokollit 1 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

“Për më tepër, sa ishte në opozitë, vet Lëvizja Vetëvendosje në kërkesën e saj drejtuar Gjykatës Kushtetuese kishte theksuar se “…ulja dhe rritja e tyre[pagave], është kompetencë e Kuvendit të Republikës së Kosovës…”.

Organizatat e Shoqërisë Civile, i kërkojnë Qeverisë së Kosovës që urgjentisht ta anulojnë vendimin e sotëm për uljen e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve duke theksuar se ky vendim i Qeverisë tanimë ngrit potencialin korruptiv në sistemin e drejtësisë.

Për këtë vendim ka pasur reagime edhe nga juristë e njohës të fushës së drejtësisë.

Miftaraj: Më vjen keq për Kurtin, për nivelin e njerëzve që e këshillojnë në çështje të drejtësisë

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, me anë të një postimi në Facebook ka thënë se një jurist me njohuri elementare e di se vendimi i qeverisë për uljen e pagave për gjykatës dhe prokurorë është i kundërligjshëm.

“Ky vendim nuk ka me gjet zbatim. Nuk mundet mu zbatu një vendim i kundërligjshëm”, ka shkruar Miftaraj.

Ai po ashtu ka shtuar se “i vjen keq për kryeministrin Kurti për “nivelin e njerëzve që e këshillojnë në çështje të drejtësisë”.

“Këta nuk ia duan të mirën kryeministrit. Te njëjtit nuk duhet me vënë në situata të tilla kryeministrin”, ka thënë tutje Miftaraj.

Kerveshi: Vendimi për uljen e pagave në sistemin e drejtësisë është cenim direkt i sundimit të ligjit

Po ashtu edhe juristi, Kujtim Kerveshi përmes një postimi në Facebook ka thënë se çrregullimi i shkallëzimit të pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve kalon kufirin e diskrecionit të vendimmarrjes dhe kthehet në sulm direkt ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të Kosovës.

“Para më shumë se 17 vite, kemi nisur bisedimet me UNMIK për shkallëzimin e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Atë kohë pata qëllu nëpër do’ procese të vogla… Pas shumë e shumë takimeve, drafteve, menorandumeve… ne disa që ishim të shëndoshë nga mendja dhe me sy nga e ardhmja, e finalizuam këtë temë! Pakoja e ligjeve kanë kaluar në aprovim pasi që unë kam ndruar vend pune, por ligjet nuk kanë pësuar ndryshim substancial”, ka thënë ai.

Sipas tij, ky vendim është një cenim direkt i sundimit të ligjit.

“Diçka që me aq mund është ndertuar, prishet mbi themelet e injorancës! Sinqerisht duhet të mendojmë, a kemi kapacitet me ndertu diçka dhe a mundemi me mbajtë shtet”, ka vijuar ai.

Ndryshe, të mërkurën e 23 nëntorit, Qeveria e Kosovës në mbledhjen e 109-të ka shfuqizuar vendimin e nxjerrë në vitin 2017 nga kabineti qeveritar i Ramush Haradinajt për ndryshimin e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Qeveria ndryshon pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve





Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika