Shoqërimi me të dyshuarin për nxitje të vrasjes së Triumf Rizës, IPK rekomandon suspendimin e 3 zyrtarëve policorë

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka njoftuar se ka filluar hetimet ndaj tre zyrtarëve policorë të cilët sipas publikimit të një video dyshohet se janë në shoqërim të personave me të kaluar kriminale (shoqërim me personin e dyshuar për nxitje të vrasjes së ish-pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Triumf Riza)

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka njoftuar se ka filluar hetimet ndaj tre zyrtarëve policorë të cilët dyshohen se janë në shoqërim të personave me të kaluar kriminale e që dyshohet se janë nxitës të vrasjes së ish-policit Triumf Riza.

“Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht Departamenti i Hetimeve sipas detyrës zyrtare ka filluar hetimet ndaj tre zyrtarëve policorë të cilët sipas publikimit të një video në media ku bazuar në këtë video dyshohet janë në shoqërim të personave me të kaluar kriminale (shoqërim me personin e dyshuar për nxitje të vrasjes së ish-pjesëtarit të Policisë së Kosovës Triumf Riza)”, ka njoftuar IPK.

IPK ka njoftuar se lidhur me rastin me rastin është informuar Prokuroria e Shtetit.

“Lidhur me rastin është informuar Prokuroria e Shtetit, ndërkaq në interes të zhvillimit të hetimit IPK ka rekomanduar suspendimin e tre zyrtarëve policorë. Veprimet e tjera hetimore do të ndërmerren sipas autorizimeve ligjore të IPK-së”, thuhet në njoftimin e IPK-së.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika