Shoqërohen në stacion policor tre persona, dyshohen për posedim të paautorizuar të substancave narkotike

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të shtunën janë shoqëruar në stacion policor tre persona të dyshuar, të cilëve u janë gjetur dhe sekuestruar sasi të substancave narkotike që dyshohet të jenë të llojeve marihuanë dhe kokainë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të shtunën e 7 janarit, janë shoqëruar në stacion policor tre persona, të cilët dyshohet se ishin të përfshirë në raste kriminale.

Ky ndalim në stacionin policor në Prishtinë erdhi pasi atyre, Policia e stacionit të Lipjanit, mbrëmjen e 6 janarit, u ka gjetur dhe sekuestruar sasi të substancave narkotike.

Substancat narkotike, sipas Policisë, dyshohet se janë të llojeve marihuanë dhe kokainë.

“Policia e rajonit të Prishtinës, në kuadër të punës së saj për parandalimin e veprimtarive kriminale që po i sjellin dëme shoqërisë, ka intensifikuar veprimet e saj në drejtim të identifikimit dhe kapjes së personave të përfshirë në raste kriminale. Mbrëmë nga njësite policore të stacionit të Lipjanit, janë shoqëruar tre persona të dyshuar, të cilëve u është gjetur dhe sekuestruar sasi të substancave narkotike që dyshohet të jenë të llojeve marihuanë dhe kokainë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Tutje, Policia e Kosovës ka theksuar se personave të dyshuar u janë iniciuar raste për posedim të paautorizuar të substancave narkotike, psikotrope apo analoge.

“Personat e dyshuar janë ndaluar në dy raste të ndara, derisa policia po kryente kontrolle rutinë të automjeteve në lokacione të ndryshme të Lipjanit. Pas intervistimit të personave të dyshuar, ndaj tyre janë iniciuar raste për posedim të paautorizuar të substancave narkotike, psikotrope ose analoge”, bëhet e ditur në njoftimin e PK-së.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika