“Shota” sjell albumin e parë të këngëve popullore

Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve "Shota" ka publikuar albumin e saj të parë, me dhjetë këngë të stilit popullor në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve “Shota”,

Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota” gjatë ditës së martë ka publikuar albumin e saj të parë, me dhjetë këngë të stilit popullor në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Këngët kontribuojnë në ringjalljen e folklorit si një segment i rëndësishëm kulturor si dhe ndihmojnë që përdorimi i instrumenteve tradicionale akustike të përcillet nga brezi në brez.

“Në album janë të përfshirë këngëtarë të ansamblit dhe bashkëpunëtorë të tij, si Majlinda Cikaqi, Violetë Kukaj, Liridon Sadriu, Edi Furra, Hysni Klinaku, Granit Musliu, Riza Bytyçi, Mirvete Bajrami, Zana Abazi, si dhe incizimi i fundit i këngëtarit të ndjerë, Ismet Bogujevci,” thuhet në njoftimin e Ministrisë së Kulturës. 

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika