Shpallen rezultatet e rekrutimit të zyrtarëve policorë

Policia e Kosovës ka shpallur rezultatet e rekrutimit të zyrtarëve të ri policor. Në njoftimin e tyre thuhet se rezultati i testit me shkrim të kandidatëve është vlerësuar me 60% kurse rezultatet e intervistës me gojë 40%

Policia e Kosovës ka njoftuar se zyrtarisht janë shpallur rezultatet e pranimit të rekrutëve të ri policorë.

Në njoftimin e tyre thuhet se rezultati i testit me shkrim të kandidatëve është vlerësuar me 60% kurse rezultatet e intervistës me gojë 40%.

Kusht për ta vazhduar procesin rekrutues sipas policisë është që rezultatet e intervistës me gojë të mos jenë nën 70%.

“Lista e rezultateve meritore përfshin rezultatin e dy fazave të testimeve. Renditja e kandidatëve bëhet sipas meritës, dhe atë sipas kësaj kronologjie: rezultati nga testi me shkrim i kandidatit vlerësohet me 60% dhe vlerësimi i testit-intervistës gojore 40%. Kandidatët të cilët kanë rezultatin e intervistës me gojë 70% e vazhdojnë procesin, ndërsa ata te cilët janë nën 70% nuk e vazhdojnë procesin”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia e Kosovës

Sipas policisë kandidatët të cilët i kanë plotësuar kushtet mund ta vazhdojnë procesin e rekrutimit brenda dy viteve nga data e publikimit të listës meritore, varësisht nga nevojat e policisë.

Kandidatët të cilët e kanë kaluar këtë fazë do ta mbajnë edhe një test psikologjik dhe nëse edhe ky test kalohet me sukses do të vazhdohet me fazën ku kandidatët duhet t’i kryejnë kontrollet mjekësore.

Kandidatët me vete duhet të kenë, letërnjoftimin ose pasaportën valide.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika