Shpallet fituesi i gjysmëfinales në kuizin e emisionit “MIX për MIX”

Arsim Ajeti nga Gjilani dhe Afrim Kryeziu nga Peja, ishin dy gjysmëfinalistët e dytë të kuizit në kuadër të emisionit Mix për Mix në Radio Dukagjini, me rreth 25 pyetje të parashtruara për kandidatët, ku Afrim Kryeziu me 45 pikë ka arritur të shkojë në finale

Pamje nga emisioni Mix për Mix

Është zhvilluar gara në mes dy kandidatëve gjysmëfinalistë në emisionin Mix për Mix, në Radio Dukagjini.

Arsim Ajeti nga Gjilani dhe Afrim Kryeziu nga Peja, kanë qenë dy gjysmëfinalistët e dytë të kuizit në kuadër të emisionit.

Kandidatët ishin në garë për të fituar pushim një javor në bregdetin shqiptar, në Shëngjin.

Pyetje interesante nga fusha të ndryshme duke filluar nga muzika, letërsia, psikologjia, matematika dhe sporti ishin vetëm disa nga tematikat e pyetjeve për të cilat garuesit janë përgjigjur.

Ndërkaq, pas një gare afërsisht për 40 minuta, me rreth 25 pyetje Afrim Kryeziu ka qëlluar pjesën më të madhe të përgjigjeve duke grumbulluar kështu 45 pikë i cili ka siguruar pjesëmarrjen në finale, kurse Arsim Ajeti ka fituar gjithsej 25 pikë dhe është u diskualifikuar nga gara.

Finalja në kuzin e emisionit Mix për Mix në Radio Dukagjini, me autor Valon Dervisholli,  do të zhvillohet të premten e 5 gushtit në mes të Semedin Berishës dhe Afrim Kryeziut, duke filluar nga ora 18:00.

Kush do të jetë finalist për shpërblimin në “MIX për MIX”?

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika