Kandidati Afrim Kryeziu, nga Peja, është shpallur fitues i kuzit të emisionit “Mix për Mix”, në Radio Dukagjini.
Gara mes dy kandidatëve finalistë, Semedin Berisha nga Fushë Kosova dhe Afrim Kryeziu nga Peja, ka përfunduar me rezultat 70 pikë për Kryeziun dhe 35 pikë për Berishën.
Ky emision si shpërblim ka vendosur ta dërgojë në pushim një çift në bregdetin shqiptar një javë nën sponzorizim të Tanushaj Beach Resort dhe Radio Dukagjini.
Ndërsa, kandidatët të cilët kanë arritur deri në gjysmëfinalen e parë kanë qenë Semedin Berisha nga Fushë Kosova dhe Jetlira Ajeti nga Gjilani.
Kuizi i realizuar të mërkurën e 3 gushit, mes Berishës dhe Ajetit ka përfunduar me rezultat 75 pikë për kandidatin nga Fushë Kosova, dhe 25 pikë për kandidaten nga Gjilani.
Kështu, Berisha me 75 pikët e arritura ka fituar të drejtën për të vazhduar garën, drejt shpërblimit të madh, pushim një javor në bregdetin shqiptar, në Shëngjin.
Ndërkaq, gjysmëfinalja e dytë e kuizit e zhvilluar në mes të dy kandidatëve të cilët me profesion ishin vozitës, Arsim Ajeti nga Gjilani dhe Afrim Kryeziu nga Peja, është mbajtur të enjten e 4 korrikut.
Gara mes dy kandidatëve të të njëjtit profesion ka shpallur fitues, Afrim Kryeziun nga Peja me 45 pikë, duke i siguruar pjesëmarrjen në finalen e madhe, kurse kundërkandidati i tij është diskualifikuar me 25 pikë.
Por finalja e madhe, e realizuar të premten e 5 gushtit mes Semedin Berishës nga Fushë Kosova dhe Afrim Kryeziut nga Peja, ka shpallur fitues Kryeziun me 70 pikë, duke fituar edhe shpërblimin, pushim një javor në Tanushaj Beach Resort, në bregdetin shqiptar.
Ndryshe, në fund të muajit gusht në kuadër të emisionit “Mix për Mix”, do të zhvillohet edhe një garë e llojit të tillë.