Shpallet gjendje e jashtëzakonshme me mbeturina në Prishtinë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për menaxhimin e mbeturinave në kryeqytet, duke njoftuar përfshirjen e kompanive private si një masë të qëndruar për zgjidhjen e problemeve.

Rama theksoi se vendimet bazohen në sfidat e tyre që lidhen me kompaninë publike “Pastrimi”, e cila nuk ka kapacitete për të siguruar shërbimet e shërbimeve të pastrimit.

“Vendimi për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme bazohet në rezultatet e arritura gjatë vitit 2024 pas marrjes së masave emergjente për përmirësimin e menaxhimit të mbeturinave. Një ndër hapat kryesorë ishte përfshirja e Operatorëve Ekonomikë në zonën qendër dhe furnizimi i lokacioneve me kontejnerë të rinj, çka ndikoi në rritjen e cilësisë së shërbimeve dhe krijimin e një mjedisi më të pastër për qytetarët.

Duke qenë se ndërmarrja “Pastrimi” vazhdon të përballet me mungesë të mekanizmit të nevojshëm dhe nuk është në gjendje të përmbushë detyrimet kontraktuale, Drejtoria e Shërbimeve Publike ka siguruar mekanizëm shtesë për vitin 2025. Konkretisht, janë blerë kamionë të rinj për ndërmarrjen “Pastrimi” dhe 2,500 kontejnerë të rinj, të cilët ende nuk janë shpërndarë, pavarësisht kërkesave të vazhdueshme. Po ashtu, është iniciuar procedura e prokurimit për angazhimin e pesë operatorëve privatë në grumbullimin dhe transportimin e mbeturinave, me synimin që ndarja e Prishtinës në gjashtë zona të bëjë kryeqytetin ndër më të pastërtit në rajon”, ka thënë Rama në një shkrim në Facebook, pas konferencës së jashtëzakonshme për media që e mbajti drejtorin për Shërbime Publike Bekim Brestovci.

Rama kritikoi LVV-në dhe PDK-në për vendime që ndalojnë përfshirjen e privatëve, duke e cilësuar këtë si shkaktar të përkeqësimit të gjendjes.

“Megjithatë, ndërkohë që po punohej për zbatimin e këtyre reformave, me iniciativën e asamblistit të PDK-së, Leotrim Retkoceri, dhe me mbështetjen e grupit të asamblistëve të Vetëvendosjes, u miratua ndryshimi i rregullores për menaxhimin e mbeturinave. Ky ndryshim i dha ndërmarrjes “Pastrimi” të drejtën ekskluzive për këtë shërbim, duke përjashtuar operatorët privatë dhe duke krijuar një monopol që, siç ishte e qartë për propozuesit dhe votuesit e tij, do të çonte në kaos ambiental dhe në mungesë të shërbimit bazik për qytetarët.

Ditëve të fundit, kemi pranuar ankesa të shumta nga qytetarët për mungesën e shërbimit me javë të tëra, veçanërisht në sistemin “derë më derë”. Një ekip i krijuar nga Drejtoria e Shërbimeve Publike ka inspektuar terrenin dhe ka konstatuar një situatë alarmante, me rrezik të madh përhapjeje epidemish.

Për këto arsye, si institucion përgjegjës për mirëqenien e qytetarëve të kryeqytetit, jemi të detyruar të shpallim sërish gjendjen e jashtëzakonshme. Ky hap është i domosdoshëm për të marrë masat e nevojshme që situata të vihet nën kontroll, duke garantuar pastërtinë dhe shërbimet bazike për qytetarët e Prishtinës”.

Ndërsa, drejtori për Shërbime Publike Bekim Brestovci ka thënë se problemi kryesor i kryeqytetit është menaxhimi me mbeturinat.

Ai ka thënë ndërmarrja “Pastrimi’ me logjistikën e saj nuk ka pasur as mekanizmat dhe kapacitetet për të menaxhuar si duhet me mbeturinat.

“Pamundësia e ndërmarrjes ‘Pastrimi ‘për t’u ofruar qytetarëve shërbime që ka paguar dhe duke cenuar skajshmërisht shëndetin e tij. Tentativa për të ndërtuar një koncept për vitin 2025 të kryeqytetit më të pastër në rajon ka dërguar një sinjal negativ te oponentët politik”, tha ai duke potencuar se vullneti i komunës për t’i dal përballë menaxhimit të mbeturinave ka hasur në rezistencë nga opozita në komunë.  

“Nga dita e sotme vetëm ndërmarrjen ‘Pastrimi’ e kemi dhe e kemi të përkeqësuar zonën në qendër dhe zona tjera”, ka thënë Brestovci.

Shija e redaktorit

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Distria e fiton medaljen e bronzt në Grand Slamin e...

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga...

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

Të fundit nga rubrika