Shpallet në kërkim ndërkombëtar Arben Ahmetaj

SPAK ka shpallur në kërkim ndërkombëtar Arben Ahmetajn për korrupsion, fshehje të pasurive, dhe pastrim parash. Kuvendi i Shqipërisë ka hequr imunitetin e deputetit dhe i ka hapur rrugën për arrestimin e tij

Ish-ministri Arben Ahmetaj paraqitet për herë të dytë në SPAK./ Foto Arkiv.

SPAK ka shpallur në kërkim ndërkombëtar Arben Ahmetajn. Interpoli dhe institucionet e tjera ligjzbatuese ndërkombëtare janë njoftuar.

Ndaj ish-zëvendëskryeministrit, SPAK ka ngritur akuzë për tre vepra penale. Ai akuzohet për korrupsion, fshehja apo mosdeklarim të pasurive dhe pastrim parash., raporton Euronews Albania.

Kuvendi i Shqipërisë i hapi më 14 korrik 2023 rrugë arrestimit të ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj.

Në seancën e posaçme plenare, 117 deputetë votuan pro kërkesës së SPAK për arrestimin e Ahmetajt, duke i hequr kështu imunitetin e deputetit.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika